‘PD nuk është Call-center’ Gjekmarkaj e thumboi publikisht, reagon Agron Shehaj

Deputeti Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

Këtë deklaratë Shehaj e injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak nga kjo deklaratë e tij.

“Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, – deklaroi shkurtimisht demokrati.