Rama zbulon detaje nga takimi me Borell, tregon shtetin që ka marrë ‘peng’ Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka takuar Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell. Rama zbulon se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit, ritmi i reformave dhe mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Postimi i Ramës: “Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria.”-shprehet Rama.

Continue reading...

“Do t`i duket lule fati i Slobodan Millosheviç-it!” Sali Berisha paralajmëron Vuçiqin: Mos luaj me shqiptarët

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit dje në Bruksel. Ai në një postim në Facebook, tha se përshëndet qëndrimin e drejt të autoriteteve të Kosovës dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e këtij problemi. “Miq, sot në Bruksel u arrit marrëveshja për zgjidhjen e problemit të targave në vendkalimet kufitare dhe territoret përkatese midis Kosovës dhe Serbisë. Në përputhje me marrëveshjen zbatohet nga palët parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me një etiket të shtetit përkatës në pikat e hyrjes në territoret respektive....

Continue reading...

Azem Vllasi flet për marrëveshjen në Bruksel, paralajmëron njohjen e Kosovës nga Serbia

Avokati dhe eksperti për situatën politike në Kosovë, Azem Vllasi, nuk pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të përfundojë së shpejti, sepse qëndrimet e palëve janë më larg se sa ishin. Ai i tha për ‘Kosova online’ se ai beson se procesi i dialogut duhet të intensifikohet dhe se sa më parë të arrihet njohja reciproke, e cila do të normalizojë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. “Me këtë qëndrim të Serbisë, dhe veçanërisht para zgjedhjeve, nuk do të ketë përparim. Sidoqoftë, një ditë do të ndodhë, nën të cilën qeveri nuk mund të parashikohet. Në Serbi, duhet kuptuar se...

Continue reading...

Albin Kurti zbuloi fytyrën e vërtetë të Serbisë, ja pse u surprizua Escobar me Kosovën

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat e veturave, pasi qeveria Kurti vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë, gjë që tensionoi situatën mes dy vendeve. E me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku dhe atje do të vendoset KFOR-i, ndërsa në targave të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse. Lidhur më marrëveshjen e arritur dhe rezultatet e saj, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi. “Marrëveshja e...

Continue reading...

Çfarë po ndodhë: Serbët vendosin drunjë para barrikadës

Protestuesit serbë kanë vendosur edhe drunj para një barrikade mbrëmjen e kaluar, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak. Edhe pse marrëveshja është arritur, dhe sipas saj protestuesit do të largohen nesër së bashku me barrikadat, ata nuk kanë ngujuar që të përforcojnë pengesat. KlanKosova ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes. FOTO:

Continue reading...

Akuza drejt Vuçiqit: Në Emiratet e Bashkuara “vodhi” një deve prej ari në vlerë mijëra euro

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga kundërshtarët politikë po akuzohet se ka marrë dhurata mijëra euroshe gjatë takimeve me biznesmenë të huaj, përfshirë këtu edhe një dhuratë nga ari në Emiratet e Bashkuara. “Aleksandar Vuçiq vodhi një deve prej ari me vlerë dhjetëra mijëra euro nga shteti, dhe ai raportoi se ishte plastike dhe vlente 400 dinarë. Për shkak të kësaj, ndër të tjera, ai është i padenjë për të kryer funksionin e Presidentit të Serbisë”, tha Nemanja Sharoviq, udhëheqës i lëvizjes Dashuri, Besim, Shpresë. “Nga përfaqësuesit diplomatikë të huaj dhe në takimet me kompanitë e huaja,Vuçiq mbajti një numër të...

Continue reading...

Erdogani sfidon SHBA-në, Turqia do të prodhojë aeroplanë dhe nëndetëse me Rusinë

Turqia është duke e shqyrtuar seriozisht bashkëpunimin më të madh me Rusinë edhe në industrinë e mbrojtjes. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të bashkëpunojë me Rusinë për aeroplanët luftarakë dhe nëndetëset, përkundër paralajmërimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kthimit nga Rusia, ku është takuar me presidentin Vladimir Putin, Erdogan ka thënë se ka propozuar bashkëpunim me shtetin rus rreth ndërtimit të dy termocentraleve bërthamore, ndërkaq ka shtuar se homologu rus e ka këshilluar për ndërtimin e platformave për lansimin e raketave. Turqia gjatë vitit 2019 bleu sistemin mbrojtës rus S-400, duke ngjallur...

Continue reading...

Jozefina Topalli dhe deputetët e Shkodrës braktisin “foltoren” e Berishës, ish-kreu i PD shantazhon Bashën me dosje e përgjime

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetët e PD në Shkodër kanë refuzuar “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u ndal dje në Shkodër duke mbajtur takimin e radhës për të fituar mbështetjen e bazës në luftën kundër Bashës. Përveç thirrjeve dhe ekzaltimit të turmave, ajo që ra në sy është fakti se Berisha në këtë takim nuk pati asnjë deputet apo personalitet të ri krah tij. Jozefina Topalli që pritej të shfaqej aty, nuk ishte fare e pranishme. Ndërkohë asnjë nga deputetët e PD në Shkodër nuk ndodhej në atë takim. Të pranishëm në “Foltoren”e Sali Berishës...

Continue reading...

Berisha tha se në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit, vjen reagimi i parë i Fatos Klosit

Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se në 2001 një demokrat ka kapur atë duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi për manipulim votash. Berisha vijon historinë duke thënë se e ka kërcënuar vëzhguesin se nëse hap gojën për zgjedhjet, do t’i publikonte fotot kur merrte qesen e madhe nga Klosi. Lidhur me këto akuza, ka ardhur dhe reagimi i Fatos Klosit. Ish-kreu i SHISH-it e cilësoi mashtrim. Deklarata e Klosit: “Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa...

Continue reading...

A po ndahet PD në dy pjesë? Ja si përgjigjet Ferdinand Xhaferri

Pyetjes nëse PD në dy pjesë, Ferdinand Xhaferri iu përgjigj duke thënë se nuk mund të shkohet drejt këtij skenari. Kreu i PD në Durrës tha se PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Sipas tij gjithnjë e më shumë po shkohet drejt argumenteve se kjo qeveri që është sot në pushtet duhet çmontuar. Deklarata e Xhaferrit: “Nuk mendoj se mund të shkohet drejt këtij skenari. Lidershipi i PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Mendoj se në kohën që vjen ka shumë argumente që shkojnë drejt asaj...

Continue reading...