Ambasadorja amerikane thërret në zyrë Tabakun dhe Gjonajn, Yuri Kim zbardh takimin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, kryetaren Jorida Tabaku dhe nënkryetaren Etilda Gjonaj. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane zbardh detaje nga takimi, ku thekson se në fokus të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Postimi i ambasadës: “Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Ambasadorja Kim u takua më 22 tetor me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj – për të diskutuar...