Si i mbeti nofka “Gjarpër” ish-presidentit Thaçi? Tregon mësuesi i tij

Arsimtari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Zymber Hasani ka treguar se si Thaç e ka marrë nofkën “Gjarpri”. Ai ka thënë se kjo nofkë iu vendos pas një veprimi të tij në shkollë.

Sipas tij, ai në orën e biologjisë, për dallim nga të gjithë nxënësit e tjerë, kishte pasur guxim ta kapte gjarprin me dorë.

“Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush me e kap gjarprin me dorë?”. Askush nuk ka guxu, ai ia ka ngjitë gjarprit e ka kap me dorë”, tha Zymber Hasani në Kojshia Show. /Telegrafi