Kompania gjermane hap fabrikën me 500 të punsuar në Serbi, Vuçiq: Faleminderit kancelares Merkel

Fabrika “Continental Automotive Serbia” e cila do të punësojë më shumë se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, me këtë rast, e falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndërsa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitorëve.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj kancelares për mbështetjen që i dha Serbisë. Ajo bëri vetëm mirë për këtë vend. Ne kurrë nuk do të harrojmë gjithçka që ajo bëri”, tha Vuçiq.

Përveç Vuçiqit, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes. /InfoShqip.com