A do ketë pushime këtë verë dhe udhëtime jashtë vendit? Macron jep përgjigjen e prerë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar sot se me shumë mundësi francezët të bëjnë udhëtime jashtë vendit këtë verë. Ai tha se udhëtimet ne Evropë do të jenë të kufizuara në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i rikthimit të epidemisë së koronavirusit.

Eshtë shumë herët për të thënë nëse mund të bëjmë pushime. Ajo që mund të them është se ne do të kufizojmë udhëtimet e gjata ndërkombëtare, madje edhe gjatë pushimeve të verës,” tha Macron.

Sipas ‘fr24neës’ Franca pritet të heqë kufizimet në 11 maj, kur qytetarëve do t’u lejohet të udhëtojnë deri në 100 km rreth vendbanimit të tyre.

Kujtojmë që deri më tani në Francë 25,204 persona kanë humbur jetën, ndërsa 169,583 janë të infektuar.