**Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, i është bashkuar një prej trendeve të fundit në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë po krijojnë imazhe të modifikuara përmes inteligjencës artificiale.**
Në imazhin e publikuar nga ajo në Instagram, Eronita shfaqet me lot në sy, në një pamje të krijuar përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, ndërsa krahas imazhit ajo ka shkruar: **“Tani kjo është e frikshme”.**
Trendi është përhapur në rrjetet sociale, me shumë përdorues që po eksperimentojnë me mjete të inteligjencës artificiale për të krijuar ose transformuar fotografi me efekte të ndryshme.
