Kufijtë mbeten të mbyllur edhe për muajin gusht

Edhe gjatë muajit gusht nuk do të hiqen kushtet për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve fqinje. Komisioni për sëmundje infektive vlerëson se vendet rreth nesh janë në një situatë të rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga CoVid-19. Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski tha se testi PCR-negativ jo më i vjetër se 72 orë vazhdon të jetë “vizë hyrëse” në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. “Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve....