Çfarë do bëje nëse Marku do të tradhtonte? Rudina Dembacaj jep përgjigjen që askush se priste

Nëse ka diçka që komentohet pafund në media dhe në rrjete sociale është padyshim historia e Rudina Dembacaj me Mark Frrokun.

Në një intervistë për “Pop Culture” ajo ka treguar se si do reagonte nëse do e kapte Mark Frrokun duke e tradhtuar.

“Do e lija urgjent. Nuk kam nerva farë për drama, unë të lë vazhdoj jetën”, është shprehur Rudina.

Gjithashtu aktorja e humorit ka folur edhe për planet për martesë dhe a po mendojnë për fëmijë.

“Të ishte për Markun tani do e kisha barkun tek goja, unë po pres sepse dua që të kem edhe pak më shumë kohë për Viktorian”, tha ajo.

Gjatë intervistës Rudina ka prezantuar edhe vjehrrin, ndërsa ka treguar se vjehrra e saj bëhet xheloze pasi ai ka më shumë komunikim me Rudinën se sa me të.

Rudina dhe Marku kanë nisur tashmë bashkëjetesën, ndërsa moderatorja zbuloi disa ditë më parë se po e kalon këtë periudhë me vajzën e saj, fëmijët e Frrokut dhe prindërit e tij.