Alketa Vejsiu shokohet nga pyetja e ndjekësve: Sa njerëz ke shkelur me këmbë për të arritur aty ku je? Përgjigja e saj epike

Alketa Vejsiu ka realizuar se fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka shuar kuriozitetin për shumë çështje. Mirëpo, mes shumë pyetjesh dhe komenteve pozitive një ndjekëse e pyet se sa njerëz ka shkelur me këmbë, për të arritur këtu ku është!

Ndonëse e ka konsideruar “të tmerrshme” pyetjen, Alketa ka shkruar se nuk ka shkelur dhe as ka bërë kompromise ndonjëherë. Po ashtu shton se është mbështetur te talenti, te përsosja e aftësive, te pasurimi me dije, te konkurrenca me veten dhe te puna

“Ua çfarë pyetje e tmerrshme. As nuk kam shkelur dhe as kam bërë kompromise ndonjëherë. Jam mbështetur te talenti, te përsosja e aftësive, te pasurimi me dije, te konkurrenca me veten dhe te puna!”, përgjigjet Alketa.

Ndërkohë, Alketa ka treguar se këto kohë do zhvendoset në Londër, por ka shtuar se nuk do shkëputet totalisht nga Tirana pasi ka këtu punën dhe familjarët. Prej ditësh ajo ndodhet në Britani për shkak se po punon për sezonin e ri televiziv dhe vajza e saj studion atje. Dhe po ashtu zbuloi se do zhvendoset atje për të kryer masterin në “Biznes Ndërkombëtar.