Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ditën e premte (2 prill) do të jetë i kthjellët në orët e para të ditës ndërsa pasdite priten reshje shiu në veriperëndim të vendit. Dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Temperaturat parashikohen: zonat malore...
Continue reading...Lajme
Rama zbulon mesazhin nga Albin Kurti: Më kërkoi ndihmë për vaksinimin e mësuesve në Kosovë, i thashë “po”
Kryeministri Edi Rama zbuloi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar që Shqipëria të ndihmojë edhe në vaksinimin e mjekëve në Kosovë. “Më çoi mesazh kryeministri i Kosovës, duke më falënderuar dhe uruar që, meqë ne i ndihmuam për vaksinimin e mjekëve, t’i ndihmonim edhe për mësuesit. Po, i thashë. Por si bëhen këto? Me dëngla?”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët në Rrogozhinë. “Është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike ku shoh fytyrat e gjyshërve dhe gjysheve. Kjo nuk është bërë se erdhi vaksina nga qielli, por me shumë mundim, duke çarë edhe...
Continue reading...Kandidatja e Tom Doshit për deputete: Ai është humanist dhe ndihmon njerëzit, SHBA të merret me ata që shkaktuan Gërdecin e vodhën floririn
Senera Hoxha, kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, thotë se në këtë forcë politike vlerëson humanizmin e liderit të kësaj force politike. “Humanizmin e z.Doshi. Në dijeninë time, z.Doshi është i vetmi deputet që çdo muaj paguan në spitalet private para nga xhepi i tij për pacientë që kanë nevojë për të bërë skanera covidi, operacione emergjente të cilat nuk e gjejnë dot radhën në shtet, ndihma pafund, shtrime rrugësh, tubacionesh dhe nëpër fshatra kudo në gjithë Shqipërinë”, tha ajo. E pyetur për raportin e DASH kundër Tom Doshit, Hoxha, me profesion mjeke për operacionet...
Continue reading...Kombëtarja, lojtarëve iu hiqen pasaportat diplomatike
Viti 2016 ishte i mrekullisë për futbollin shqiptar e sidomos për kombëtaren shqiptare. Ishte viti kur kuqezinjtë me Gianni De Biasin në krye bënë historinë teksa për herë të parë në historinë e saj përfaqësuesja jonë u kualifikua për në fazën finale të një Evropiani siç ishte Euro 2016, një kompeticion që e mbylli me një fitore atë ndaj Rumanisë 1-0. Një sukses që ngriti peshë të gjithë shqiptarët tifozë apo jo e sidomos qeverinë e vendit. Autoritetet më të larta nuk i kursyen nderimet për Kuqezinjte duke iu dhënë e pasaportave diplomatikë si ‘ambasadorë të mirë’ të Shqipërisë në...
Continue reading...Frrok Çupi paralajmëron dhe zbulon gabimin më të madh të Opozitës
Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një analizë të hollësishme sa i përket situatës së pandemisë në Shqipëri, si po e përballon Rama, sa krah i ka dhënë Europa e shumë të tjera. Ai theksoi se Shqipëria ndryshe nga shtetet e tjera në Europë është e vetmja e cila nuk ka patur as progres e as regres sa i përket shifrave të Covid-19. Një prej arsyet është situata ende e paqartë e Europës rreth virusit si dhe daljet e opozitës duke nxitur popullin të lëvizë pa maska në rrugë. Çupi shtoi se ky është një gabim i madh i...
Continue reading...Frrok Çupi bën parashikimin tronditës, Kryemadhi do të marrë një goditje të madhe në Elbasan
Edhe pak javë na ndajnë nga zgjdhjet e 25 prillit dhe gara mes partive po bëhet gjithnjë e më e fortë. Sondazhe të ndryshme të publikuara së fundmi thuajse të gjitha kanë parashikuar se PS do të dalë triumfuese, PD vjen pas tyre me një diferencë jo shumë të madhe ndërsa LSI mbetet mbrapa. Një parashikim të ngjashëm ka bërë Frrok Çupi i cili u shpreh se LSI po pëson disavantazhe drastike dhe rënie të vazhdueshme në këto sondazhe. Sakaq, ai tronditi kur tha se Monika Kryemadhi do të marrë një goditje të madhe në Elbasan. Këto zgjedhje tregojnë se...
Continue reading...Kryeministri jep informacionin e rëndësishëm, zbulon se kush e ka radhën për t’u vaksinuar
Teksa është gjendur ditën e sotme në Durrës, Kyeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë informacionin shumë të rëndësishëm për vijimin e procesit të vaksnimit masiv. Ai bëri me dije se pas personave mbi moshën 70-vjeç, radhën për tu vaksinuar do ta kenë gratë dhe vajzat të cilat punojnë në fasoneri. Pas tyre do të vijnë të gjithë ata që punojnë në hoteleri-turizëm. Edi Rama shtoi se ky proces do të duhet të përfundojë brenda muajit qershor, fiks në periudhën kur nis sezoni turistik në vend. “Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në...
Continue reading...Aktori i njohur i “Portokalli” shpërthen keq ndaj Bashës, e paralajmëron për shkarkim nga puna: Mos vidh më për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë
Largimi i Altin Bashës nga Top Channel pas 17 vitesh në Portokalli ka qenë një nga lëvizjet më të komentuara në mediat shqiptare. “Kosherja” në ABC News është tanimë programi i humorit nën regjinë e tij, për të cilin Rezart Veleshnja ka disa rezerva të ashpra. Aktori i njohur i “Portokalli” ka akuzuar sot Altin Bashën përmes një Instastory për vjedhje të skeçeve të tyre, duke theksuar se emisioni i ri i tyre është një hiç. “Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë...
Continue reading...Pas veprimeve të dhunshme, Sali Shehi mban selinë, Veliaj i merr kryesinë e FRD
Pas humbjes së betejës gjyqësore me Bashkinë e Tiranës për ambientet e katit të tretë në ish godinën e vjetër të PD, kryetari i FRD-së Sali Shehu është braktisur ‘në bllok’ edhe nga e gjithë kryesia e partisë. Kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës, duke dalë hapur në mbështetje të PS-së. Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me Kryesinë e FRD-së, që vjen si refuzim ndaj dhunës së përdorur nga Presidenti Meta dhe kryetari i FRD, Sali Shehu për të mbajtur të uzurpuara ambientet...
Continue reading...Bankat amerikane ‘në hall’, kanë më shumë para se ç’duhet!
Likuiditeti i bollshëm duhet të ndihmojë tregjet, por mund të shkaktojë dhe trazira, thotë “The Economist”. Pranverën e 2020-tës, në tregjet e obligacioneve në SHBA, problemi ishte mungesa e parave kesh. Sot po ndodh krejt e kundërta; para të thata ka me bollëk. Ato burojnë nga reagimi i Rezervës Federale nsaj krizës së vitit të kaluar. Banka qendrore i qetësoi tregjet duke blerë sasi të mëdha bonosh me para të porsakrijuara, dhe i ka vazhduar blerjet me një ritëm që llogaritet në të paktën 120 miliardë dollarë në muaj. Vetëm se kjo tepricë monedhash të gjelbra po i jep dhimbje...
Continue reading...




