Spartak Ngjela bën reagimin e papritur, zbulon nëse Rama i ka propozuar post në kabinetin e ardhshëm qeveritar

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. I pyetur për kabinetin e ri qeveritar i cili pritet të formohet në shtator, Ngjela tha se në opinionin e tij, qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë.

“Sipas mendimit tim qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë. të heqë dorë nga mediokriteti. Kjo ishte një qeveri mediokër. Asnjë ekonomist, jurist në nivel të lartë, le më në parlament që e kishte si ‘drutë e krushkës. Nëse nuk nxjerr qeveri të nivelit të lartë, do të dështojë keq. Ka fituar mandatin e tretë, ka vota, është parti e madhe, por ky abuzon me votuesit, dhe nxjerr të panjohur në qeveri. Kush e bën këtë në perëndim. Ministri e merr vesh nga radio që është bërë ministër. Ku dinë këta c’është qeveria. Dhe ja si e kanë katandisur Shqipërinë, e futën në korrupsion. Pse ka korrupsion se nuk ka qeveri të nivelit të lartë. Enver Hoxha, i paaftë ishte, por ishte më i mencur se këta, në qeveritë e para nuk futi injorant”, tha ai.

I pyetur mbi një post të mundshëm në kabinetin e ardhshëm qeveritar, Ngjela tha se nuk ka asnjë bisedë mes tij e kryeministrit për kabinetin e ardhshëm qeveritar.

“Në nuk shkoj me pritje, shkoj me biseda. Nuk janë të lehta bisedat me prishjen e marrëveshjes. Në Angli të vrasin nëse prish marrëveshjen politike. Shqipëria është vend shumë i pasur por ka popullsi të varfër, sepse është drejtuar nga antishteti dhe korrupsioni. Korrupsioni sot është me pashallarë, korrupsion ottoman. Otomanizmi është ligj. Kur të vendoset pushteti gjyqësor në Shqipëri bie korrupsioni, kur të bjerë korrupsioni bie otomanizmi,” tha Ngjela.