Spartak Ngjela zbulon informacionin e fshehtë që ka marrë kryeministri Rama për Sandër Lleshajn

Prokuroria Speciale, SPAK, ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të shtune arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderin me vlerë rreth 25 milionë euro për veshje dhe këpucë të Policisë së Shtetit.

Avokati Spartak Ngjela teksak komentoi arrestimet e kryera në Ministrinë e Brendshme u shpreh se informacionet për të kishin ardhur prej kohësh.

Komenti i Ngjelës:

“Lleshaj është hequr befas nga ministër, pa ndonjë arsye. Do të thotë informacioni ka ardhur nga jashtë dhe Rama ka qenë i detyruar. Dhe informacioni ka qenë pikërisht për tenderin e uniformave.

Luftën antikorrupsion nuk e drejtojmë dot ne sa i përket provave, shërbimet janë të dobëta, dhe shumë mirë që janë marrë ata. Të dhënat e mia që kam, m’i kanë sjellë të gjitha, por kini parasysh nuk janë prova gjyqësore, por fakte. Tani BKH duhet t’i kthejë në prova gjyqësore”, u shpreh Ngjela.