Ilir Meta del me thirrjen urgjente për qeverinë, çfarë ka ndodhur?

Presidenti i republikës, Ilir Meta ka dalë me thirrjen urgjente për qeverinë pas helmimit të 900 personave në komunën e Deçanit. Ilir Meta i bën thirrje qeverisë shqiptare që t’i gjendet pranë Kosovës në këto momente delikate.

Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.

Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”, shkruan Meta.