Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 25 prillit, Murrizi del me deklaratën e fortë

Myslim Murrizi, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili ka të bëjë me “herësin” e listave të kandidatëve për deputet.

Murrizi, njëri prej ish-deputetëve që e çoi në “Kushtetuese” këtë nen të Kodit Zgjedhor, u ka bërë thirrje 34 kandidatëve që u votuan më shumë se të tjerët por nuk arritën të merrnin mandatin që të kërkojnë mandatet e tyre. Në thirrjen drejtuar Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit, Orjola Nebiajt, Agron Kapllanit, Gent Strazimirit e të tjerëve, Murrizi thotë se këta kandidatë duhet të çlirohen nga vasaliteti i kryetarëve të partive.

Postimi i plotë:

“Vendimi i Gjykates Kushtetuese per heqien e heresit ne nenin 163 te kodit zgjedhor dhe hyrjen ne fuqi menjehere, i hap rruge 34 kanidateve nga PS, PD, LSI, dhe PSD qe kane mare me shume vota se sa kanidatet e renditur ne liste para tyre qe ti drejtohen kolegjit zgjedhor per te ankimuar vendimin e KQZ. Askush nga 140 te mandatuarit nga KQZ nuk eshte akoma deputet deri me date 9 shtator. Vendimi i Gjykates Kushtetuese thote qarte qe hyn ne fuqi menjehere.

Ju bej thirrje te 34 kanidateve te 4 forcave politike qe kane perfituar mandate nga zgjedhjet e 25 prillit, te mbrojne dinjitetin e votes se Qytetareve dhe te çlirohen nga vasaliteti i kryetareve te partise. Gjykata ka shfuqizuar heresin prej 10 mij votash, çka do te thote qe shperndarja e mandateve behet duke rrespektuar numrin e votave qe ka mare sejcili kanidat sipas pikes 6 te nenit 163.

I bej thirrje Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit, Igli Cares, Orjola Nebiajt, Petrit Dodes, Agron Kapllanit, Elizabeta Rredhit, Gent Strazimirit dhe çdo kanidati qe ka vota me shume se kanidatet e konsideruar nga KQZ si te zgjedhur te mbrojne mandatet e Tyre ne rrespekt te votes se QYTETAREVE. Ky vendim i Gjykates Kushtetuese i hap rruge gares dhe i jep VLERE votes se QYTETAREVE, duke hedhur ne kosh te plehrave heresin e kryetareve.

Kjo eshte nje prove edhe per karakterin, dinjitetin dhe kurajon e gjithsejcilit nga 34 kanidate te votuar me shume se 34 te tjere perfitues teorik te mandateve. Koha eshte sot per gjithsejcilin nga Ju, qe te tregoni se rrespektoni voten e qytetareve me shume se sa qenien “ ushtare” te kryetareve.”-shprehe Murrizi.