Lajme

Rusia për situatën në veri: Kosova do që ta shtrijë kontrollin mbarë territorit të saj

Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, ka rrjedhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Është zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ajo e cila ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, duke pasuar me pohimin se “Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin e saj”, raporton Tanjug. “Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq”. Në qëndrimin e saj Zakharova ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

Continue reading...

“Targat” godasin “Open Balkan”-in: Rama anullon takimin me Vuçiçin në Novi Sad

Duket se zhvillimet më të fundit tensionuese në kufirin Kosovë – Serbi, pas vendimit të Prishtinës për reciprocitet në çështjen e targave, i kanë dhënë një goditje “Open Balkan”-it, apo ndryshe raportit Rama – Vuçiç. Raportohet se ata nuk nuk do të jenë pjesë në samitin për “Ballkani i Hapur” që do mbahet të mërkurën në Novi Sad, gjithsesi me arsye që nuk dihen. Flitet për një ndryshim në “minutën e fundit”. Në samit, në vend të Vuçiçit do të jetë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jetë prezent nëpërmjet videokonferencës....

Continue reading...

Deputeti serb nga partia e Vuçiqit: Rusia po e destabilizon tërë rajonin

“Rusia po e destabilizon tërë rajonin”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Serbisë nga radhët e Partisë Progresive Serbe, Dragan Shormaz. Këtë deklaratë ai e ka bërë derisa ka komentuar vizitën e ambasadorit rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, që i bëri ushtrisë serbe në Jarinje të dielën. Shormaz, i cili është gjithashtu kryetar i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO -s, i pyetur se si e komenton vizitën e ambasadorit rus në një situatë kaq të ndjeshme, tha se “ne mund të përpiqemi ta vendosim atë në kontekstin që Rusia është interesuar për paqen”. Megjithatë, tha se nuk beson...

Continue reading...

“Zbutet” Vuçiq, presidenti serb: Duam paqe, por nuk lejojmë poshtërim

Pas qëndrimeve shumë të ashpra dhe kërcënimeve, Serbia ul tonet në tensionet e fundit me Kosovën. Presidenti, Aleksandër Vucic, u shpreh i hapur për ulje të tensioneve, pas presionit të ndërkombëtarëve. “Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit, por nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj”, u shpreh Vuçiç. Deklarata erdhi pas një takimi me ambasadorët e shteteve të Quintit, përkatësisht Britanisë së Madhe, Amerikës, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit diplomatikë bënë thirrje për ulje të tensioneve...

Continue reading...

Rama: Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë alarmon më shumë Brukselin dhe Uashingtonin, sesa Beogradin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët në Prishtinë. Rama gjatë takimit ka folur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për marrëveshjet mes 2 qeverive. Rama: Ju e dini që jemi angazhuar në një marrëdhenie mes qeverive në një nivel tjetër duke futur mbledhjet e përbashkëta, që përmes tyre të diskutohet. Kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi se cdo vit tjetër, por një pjesë e marrëveshjeve nuk janë zbatuatr plotësisht, ose fare. Prandaj folëm dhe me Kurtin, si të bëjmë të mundur që administrata këtu dhe në Shqipëri ta ndjekë më të...

Continue reading...

Një tjetër ish-deputet ‘tradhton’ Lulzim Bashën: E kam mbështetur deri në momentin që përjashtoi Berishën

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se ai e ka mbështetur Bashën deri në momentin që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Ai tha se Basha me këtë vendim bëri një tradhti të madh ndaj demokratëve dhe theksoi se ai është i marrë peng. “Ndërsa foltorja që ka ngritur Sali Berisha ka për qëllim sjelljen e pluralizimit në PD dhe bashkimin e të gjithë demokratëve për tu përballur me qeverinë kriminale të Edi Ramës. Partia nuk është një zyrë apo një vulë, por janë vlerat dhe parimet. Këto sot janë në shesh me Berishën. Kuvendi do të mblidhet sipas statusit. Basha...

Continue reading...

E quajti ndrikull, Nikolla flet për marrëdhënien me Berishën dhe opozitën

Kryetarja e re e parlamentit, Lindita Nikolla shprehet se do të hapë “një faqe të re në kuvend”, pasi do të përpiqet të shmangë tensionet dhe mosmarrëveshjet mes deputetëve gjatë seancave. Në vitin 2016, kur reforma në arsim përjashtoi nga e drejta për shkollë të lartë shumë studentë, ish-kryeministrin Sali Berisha fajësoi Nikollën, atëherë ministre Arsimi dhe madje nuk kurseu as ofendimet për të. “Edi Rama bashkë me këtë ndrikullën këtu janë përgjegjëse për situatën”, tha atëherë ish-kryeministri me ironi. E ftuar në Top Talk, në intervistën e parë si kryeparlamentare, Nikolla premtoi se do të anashkalojë konfliktet e së...

Continue reading...

Nuk u zgjodh deputet, Ervin Bushati merr postin e rëndësishëm

Ervin Bushati emërohet drejtori i Postës Shqiptare. Mësohet se emërimi i tij është firmosur ditën e sotme. Bushati zëvendëson në këtë institucion Laert Durajn, i cili u zgjodh deputet në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë Ervin Bushati nuk arriti dot të merrte mandatin në Tiranë edhe pse ishte renditur në pozicion të favorshëm në listën e PS-së.

Continue reading...

Pse u rrit çmimi i bukës? Rama: Rusia vendosi taksë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e PD-së për uljen apo heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk ka sjellë ulje çmimi edhe në vendet e tjera. Ai gjithashtu përmendi rritjen e çmimit të bukës, ku tha se erdhi pasi Rusia, eksportuesi më i madh i grurit vendosi taksë. “Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka...

Continue reading...

“Ky është skandali që bëri Rama dje”, Kreshnik Çollaku nxjerr prapaskenat: Ja kush e detyroi kryeministrin e Shqipërisë që të vizitonte Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ vizitën e kryeministrti Rama në Kosovë. Sipas Çollakut, Ramën e detyruan ndërkombëtarët për të vizituar Kosovën. “Rama nuk mund të sillet si lunatik me Kosovën. Vizita e djeshme në Prishtinë nuk mund të interpretohet kjo vizitë si zbritje nga marsi, kemi një thyerje e një tradite 30-vjeçare kemi parë një qasje konfliktuale me Ramën me të gjitha palët. Konflikti ka shkuar përplasje në deklarata në tallje dhe fyerje publike. Rama nuk duhet të sillen në mënyrë lunatike në këtë mënyrë, por duhet të ketë mbështetje të madhe dhe pa...

Continue reading...