Lajme

A e dini se Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve?

Politikanja me pozitë të lartë në Evropë, Ursula von der Leyen, e cila është e martuar me burrin e quajtur Heiko, është nënë e shtatë fëmijëve. Presidentja e Komisionit Europian, e cila po zhvillon turin e saj ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdon në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur më 8 tetor të vitit 1958 në Bruksel. Ajo u lind dhe u rrit në Bruksel nga prindër gjermanë. Më 2 korrik të vitit 2019, von der Leyen u propozua nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente të Komisionit Evropian. Ajo më...

Continue reading...

Vuçiq në gjendje të rëndë nga aksioni i Kurtit, Ngjela: Nëse Kurti e rrëzon Vuçiqin, radhën e ka Rama

Avokati nga Shqipëria,Spartak Ngjela konsideron se gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë. Ai ne një postim në Facebook, ka shkruar se derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në stres të madh për Kosovën dhe nuk fle natën, kryeministri i Shqipërisë, ulet miqësisht me të dhe kërkon “Ballkanin e Hapur”. “Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën… Po Rama? Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan...

Continue reading...

SHBA i tregon ‘dhëmbët’ Kinës dhe Rusisë: Teston raketën që udhëton 5 herë më shpejt se zëri

SHBA ka bërë një tjetër hap të madh në forcimin e pozitave ushtarake. Mediat raportojnë se ushtria amerikane ka testuar me sukses një raketë të re moderne hipersonike, e cila udhëton 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Pentagoni deklaroi se testi u krye javë e kaluar dhe ishte i pari i llojit të tij për Armët Hipersonike që prej vitit 2013. Raketa e ndërtuar nga kompania Raytheon, u lëshua nga një avion përpara se të ndizte motorët e saj “Northrop Grumman”. Ky motor punon duke kompresuar ajrin që hyn me karburant hidrokarburesh, për të arritur një shpejtësi deri...

Continue reading...

Brnabiç flet për shëndetin e Vuçiçit: E kapi gripi, nuk fle natën, është në stres të madh për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e “kapi një grip”. “Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić për Happy TV, përcjell abcnews.al. Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljevic...

Continue reading...

BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni. Sipas një draft-deklarate të datës 11 shtator dhe të parë nga agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të...

Continue reading...

Qytetarët e Durrësit dalin ta presin me lule në duar Berishën, ja deputetët të cilët e shoqërojnë

Demokratë të shumtë në qytetin e Durrësit kanë dalë ditën e sotme në pritje të Sali Berishës, ku ai do mbajë “Foltoren” e radhës. Mbështetës të tij deputetet, Flamur Noka, Edi Paloka, Oert Bylykbashi, Genc Stazimiri janë në mesin e simpatizantëve që presin që ai të mbërrijë. Ndërkohë që qindra qytetarë mësohet se po presin ish-kryeministrin në zonën e Sukthit për ta shqoëruar atë më pas në Durrës.

Continue reading...

Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime “bombë”: Presidenti drejt dorëheqjes! Ju tregoj se çfarë e pret Ramën

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit poliike. Duke folur për lajmet se gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç nuk është e mirë, Ngjela shkruan se ai është i humbur. “Gjendja e rëndë e Vuçiçit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Dhe shenjat janë që Vuçiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”, – shkruan Ngjela. Analiza e plotë “Gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë… l. Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën…...

Continue reading...

Ftohje brenda PS dhe përplasje me Gjiknurin? Ministrja Belinda Balluku nxjerr prapaskenat nga selia rozë

Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se brenda PS-së ka një ftohje mes Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajt e Belinda Ballukut. Kjo për shkak të zgjedhjeve lokale që po afrojnë dhe thuhet se Gjiknuri është parë më pranë kryebashkiakut Erion Veliaj. Megjithatë zërat për një ftohje të tillë, i hodhi poshtë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. E ftuar në emisionin “Breaking”, Balluku tha se Partia Socialiste është një parti e hapur ku qarkullon mendimi i lirë. “PS ka qenë dhe do të jetë një nga partitë më të hapura, ka vetinë e jashtëzakonshme të...

Continue reading...

“O Sali, o flori, Rama ik, Basha ik”, qytetarët presin me ovacione Berishën në Durrës

“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik” Me ovacione është pritur ish kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit. Disa qytetarë janë mbledhur para pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në thirrjet e demokratëve për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi sëbashku me Edi Ramën. Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka. Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë...

Continue reading...

Diplomati i njohur paralajmëron goditjen e fortë që do të marrë Rama nga SHBA

Diplomati i njohur Agim Nesho u shpreh se administrata Biden do të godasë autokratët si Rama dhe Vuçiçi do të shkelin marrëveshjet ndërkombëtare. “Nëse ka regjime autokratë që do të goditen nga administrata e Biden do të jenë pikërisht këto që po tentojnë të prekin ato marrëveshje ndërkombëtare që mbajnë rendin në Ballkan. Dhe për të goditur janë Vuçiç, Rama dhe oligarkët e tjerë që ekzistojnë e frymëzojnë gjëra të tilla në Ballkan për të krijuar një frymë anti paqe. Mesazhi ishte shumë i qartë dhe Rama e ka marrë një mesazh të tillë. Edhe sot në takimin me Von...

Continue reading...