A e dini se Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve?

Politikanja me pozitë të lartë në Evropë, Ursula von der Leyen, e cila është e martuar me burrin e quajtur Heiko, është nënë e shtatë fëmijëve.

Presidentja e Komisionit Europian, e cila po zhvillon turin e saj ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdon në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur më 8 tetor të vitit 1958 në Bruksel.

Ajo u lind dhe u rrit në Bruksel nga prindër gjermanë.

Më 2 korrik të vitit 2019, von der Leyen u propozua nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente të Komisionit Evropian. Ajo më pas u zgjodh nga Parlamenti Evropian më 16 korrik dhe morri detyrën më 1 dhjetor, duke u bërë gruaja e parë në një rol të tillë.

Von der Leyen është përfshirë në “100 Njerëzit më Me Ndikim” të revistës “Time” të vitit 2020, transmeton Klankosova.tv.