Diplomati i njohur paralajmëron goditjen e fortë që do të marrë Rama nga SHBA

Diplomati i njohur Agim Nesho u shpreh se administrata Biden do të godasë autokratët si Rama dhe Vuçiçi do të shkelin marrëveshjet ndërkombëtare.

“Nëse ka regjime autokratë që do të goditen nga administrata e Biden do të jenë pikërisht këto që po tentojnë të prekin ato marrëveshje ndërkombëtare që mbajnë rendin në Ballkan. Dhe për të goditur janë Vuçiç, Rama dhe oligarkët e tjerë që ekzistojnë e frymëzojnë gjëra të tilla në Ballkan për të krijuar një frymë anti paqe.

Mesazhi ishte shumë i qartë dhe Rama e ka marrë një mesazh të tillë. Edhe sot në takimin me Von der Leyen, që nga ai njeriu vizionar me Kurtin për Ballkanin e Hapur, u detyrua që të thoshte se jemi byroja që realizon projektet e BE-së. Von der Leyen etha me gjuhën diplomatike që nuk e njeh një nismë të tillë”, – u shpreh Nesho në Ora News.