Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërhyer ndaj kolegut të tij Edmond Spaho, i cili ditën e sotme doli kundër Bashës dhe u rreshtua në krah të Berishës. Salianji ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, pasi ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar dhe President i Federatës së Futbollit. Përsa i përket Oerd Bylykbashit, Salianji u shpreh se ai ka të drejtën e tij të jetë i pranishëm në organizimetr që po zhvillon PD. Deklarata e Salijanit: “Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i...
Continue reading...Lajme
Berisha tregon si e kapi mat Fatos Klosin në vitin 2001: I thash, “O ti agjent, o ti i korruptuar”
Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” e tij në qytetin e Shkodrës. Berisha tregoi se në vitin 2001 kishte kapur mat Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese. Deklarata e Berishës: “Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë. Nuk është se e kishim klimën në favor. Një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës, kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese. I çoj fjalë i them o ti agjent i Klosit o i korruptuari i Klosit po e qepe gojën ta dish mirë të gjitha këto foto...
Continue reading...Berisha në Shkodër, zbulohet se kush janë deputetët që marrin pjesë, në takim dhe vajza e politikanes së njohur
Ish-kryeministri Sali Berisha takon sot demokratët në Shkodër. Mësohet se të pranishëm janë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, ish-deputeti Klevis Balliu, nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka, anëtarë të kryesisë së PD. Në takim ra në sy edhe vajza e Jozefina Topallit.
Continue reading...Analisti i njohur në SHBA befason me deklaratën: Shqipëria nuk ka pasur kurrë të djathtë
Analisti Ilir Demalia tha se PD nuk është parti e djathtë por parti e interesaxhinjve. Ai ka përmendur se vendi ynë nuk ka pasur kurrë një parti të djathtë. Deklarata e Demalias: “Shqipëria nuk ka pasur kurrë të djathtë historikisht, me një fabrikë qeleshesh, samoresh?! Ka një konceptim të gabuar në lidhje me atë që shqiptarët e thonë që janë të djathtë. E djathta është mendim, filozofi, është ekonomi”, tha ai.
Continue reading...“S’po largohen vetëm nga varfëria”, Arta Dade ngre shqetësimin e madh: Dramë, po ikën ‘truri’ nga Shqipëria
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade teksa fliste për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, deklaroi se vendi ynë ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Ish-ministrja socialiste shtroi pyetjen nëse; ‘a jemi gati që t’i bashkohemi Europës?’, duke shtuar se nga vendi po ikin mjekë apo dhe shtresa e mesme. Mes të tjerash ajo tha se njerëzit nuk po ikin vetëm nga varfëria. “Janë bërë tentativat për t’i zgjidhur problemet e BE, por më së pari duhet ë zgjidhim problemet tona. Duhet të përgatitemi dhe të fokusohemi. S’duhet shndërruar si garë se kush përfiton nga fondet. Janë...
Continue reading...“Shteti i së drejtës ishte kapur peng nga korrupsioni”, Ulsi Manja del me mesazhin e fuqishëm dhe zbulon vendimin e qeverisë ‘Rama3’
I pranishëm në konferencën ‘Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë’, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi dhe pandëshkueshmërinë. Gjatë fjalës së tij, Manja ka theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme. “Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe...
Continue reading...A do të bashkëpunojnë me Ramën? Grida Duma flet hapur dhe tregon planet e opozitës
Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Drejt’ se opozita do ta prijë reformën territoriale. Ajo tha se PD do të shtrohet në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. “Grupi i punës për reformën territoriale është dhe z. Bylykbashi është në të. Ne do të shtrohemi në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. Ne do ta prijmë këtë ndryshim, pra reformën territoriale, por varet sa do të heqë dorë Rama nga reforma elektorale që e shiti si territoriale. Ne do të shkojmë te...
Continue reading...“Ai është kryeagjenti i Shqipërisë”, Manjani del me deklaratën e papritur për kryeministrin Rama
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama nuk është më kryeministër, por kryeagjent. Sipas ti, ministritë janë kukulla pasi çdo gjë në vendin tonë kontrollohet nga agjencitë e ngritura me porosi të Edi Ramës. Postimi i plotë: “Kryeagjenti Edi Rama. Në fakt Ai nuk është më Kryeministër, por KRYEAGJENT. Ai nuk qeveris me ministra, por me agjensi. Ministrat janë kukulla. Agjensitë bëjnë çdo gjë. Njësoj edhe me bashkitë. Gjithnjë e më kot janë sepse ka agjensi që marrin vendime për çdo kompetencë të tyre. Përveç agjensive të njohura mbi ujin, energjinë, mbetjet,...
Continue reading...Jozefina Topalli bën deklaratën e fortë: Lulzim Basha është vetë non grata
Për Jozefina Topallin, vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, nuk ishte i papritur nga Basha. Topalli tha në TPZ se pastrimi i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n. Topalli tha se Basha është vetë non grata në SHBA, por i pashpallur. Deklarata e Topallit: “Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht. Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike. Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje. Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes...
Continue reading...“Basha nuk ka bosht politik”, Evi Kokalari zbulon dy premtimet që i janë bërë për të përjashtuar Berishën
Aktivistja politike që jeton në SHBA, Evi Kokalari, foli për akuzat që ajo ka ngritur ndaj Bashës, se ka kryer korrupsion në SHBA. Kokalari thekson se Basha nuk ka bosht politik, duke shtuar se Lulzim Basha ka paguar për foton me Donald Trump. Deklarata e Kokalarit: “Lulzim Basha nuk ka bosht politik. Basha ka paguar për foton me Trump. E kam thënë se Bashës i është premtuar diçka, dhënia e vizës ose mbyllja e dosjes nga SHBA. Të gjitha ato që thotë ai janë justifikime të kota. Patjetër që kjo është arsyeja pse ai ka përjashtuar Berishën. Nëse Basha shkon...
Continue reading...




