“Basha nuk ka bosht politik”, Evi Kokalari zbulon dy premtimet që i janë bërë për të përjashtuar Berishën

Aktivistja politike që jeton në SHBA, Evi Kokalari, foli për akuzat që ajo ka ngritur ndaj Bashës, se ka kryer korrupsion në SHBA.

Kokalari thekson se Basha nuk ka bosht politik, duke shtuar se Lulzim Basha ka paguar për foton me Donald Trump.

Deklarata e Kokalarit:

“Lulzim Basha nuk ka bosht politik. Basha ka paguar për foton me Trump. E kam thënë se Bashës i është premtuar diçka, dhënia e vizës ose mbyllja e dosjes nga SHBA. Të gjitha ato që thotë ai janë justifikime të kota. Patjetër që kjo është arsyeja pse ai ka përjashtuar Berishën.

Nëse Basha shkon në Amerikë, do të shkoj në Amerikë që të lobojë për hetime ndaj tij. Bashës i paska djegur shumë, pse paskam treguar për këtë gjë. Sorosi do që të ikë Berisha, sepse e ka kundërshtar. Basha nuk është burrë shteti, Berisha është burrë shteti”, u shpreh Kokalari gjatë një interviste televizive.