“S’po largohen vetëm nga varfëria”, Arta Dade ngre shqetësimin e madh: Dramë, po ikën ‘truri’ nga Shqipëria

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade teksa fliste për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, deklaroi se vendi ynë ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Ish-ministrja socialiste shtroi pyetjen nëse; ‘a jemi gati që t’i bashkohemi Europës?’, duke shtuar se nga vendi po ikin mjekë apo dhe shtresa e mesme.

Mes të tjerash ajo tha se njerëzit nuk po ikin vetëm nga varfëria.

“Janë bërë tentativat për t’i zgjidhur problemet e BE, por më së pari duhet ë zgjidhim problemet tona. Duhet të përgatitemi dhe të fokusohemi. S’duhet shndërruar si garë se kush përfiton nga fondet. Janë krijuar situatës shumë serioze, marrëdhënia me Serbinë, malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Por kemi dhe tentativa të vendeve të tjera jashtë rajonit. Nëse rajoni do të ngelet peng i këtyre politikave do vuaj. Edhe në këto rrethana duhet të konsolidohet dhe të rikthehet ministria e Integrimit, pasi do të jetë e fokusuar në këto procese. S’ka rëndësi se 3 apo 4 shtete kanë dyshimet e tyre. presidentja e Komisionit flet në emër të këtij institucioni. Ky komision e ka dhënë mendimin e vetë. A jemi ne gati t’i bashkohemi Europës? Unë them që kemi shumë punë për të bërë. Këtu po ikin mjekë, shtresa e mesme. Nuk është se po ikin njerëz vetëm nga varfëria. Është dramë, sepse praktikisht po ikën truri. Duhet të përfitojmë nga instrumentet e BE. A jemi në gjendje ne që nqs kjo do shndërrohet në një garë për të marrë fonde për infrastrukturën, të rrisim cilësinë e jetës. Kjo e Reuters besoj se do ketë ndonjë notë ekzagjerimi, por mund të jetë e vërtetë.”, tha Dade.