Denoncimi i FORTË i Bardhit: Bandat i thërrasin njerëzit në zyrë private dhe i detyrojnë që të firmosin, Berisha s’ka gisht këtu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se bandat në Elbasan i thërrasin njerëzit në zyrë private dhe i detyrojnë që të firmosin, ndërsa shtoi se nuk beson që Sali Berisha të ketë gisht në këtë ngjarje. Bardhi zbuloi se dy kryetarë të grup seksioneve në këtë qytet u është bërë presion nga bandat, teksa i kanë kërkuar që të ruajë kofidenacialitetin e emrave të tyre.

Bardhi: Kryetarët e grupseksioneve më kanë treguar bisedën e bërë në banesën e tij. Nuk ka demokrat në Elbasan që të pranojë presionet e bandës. Nesër ju ftoj që të shkoni në Elbasan dhe të takoni njerëz të pavarur. Sepse është turp kjo që ka ndodhur me PD-në. Kryetarët e grup seksioneve më kanë dërguar mesazh ku më thonë: Kemi besim tek ty dhe emrin tonë mos e nxirr sepse bëhet fjalë për një bandë dhe jo një rrugac. Kjo bandë i thërret në zyra private, u vendos njerëzve formularin përpara dhe u thotë, firmose. Nuk e besoj kurrë që Berisha ka gisht në këtë gjë, por ata që kanë bërë në emrin e tij do të japin llogari.