Majlinda Bregu rikthehet në Tiranë, poston foton e ëmbël krah dy motrave

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu është rikthyer në Tiranë. Që prej emërimit të saj në këtë post ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit, por ish-ministrja sërish gjen kohë kur bëhet fjalë për familjen dhe të afërmit e saj.

Ditën e sotme ajo ka postuar një foto më dy motrat e saj, Ornela Bregu dhe Rovena Bregu pranë stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

“Ne, mes stuhisë…Mes stuhisë, duke mbledhur guximin”, ka shkruar Majlinda Bregu në foton që ka shpërndarë në Facebook.