“S’dua të të shoh më me sy”, Erdogani zemërohet me Mitsotakis sepse i kërkoi SHBA-ve të bllokojë avionët luftarakë në Turqi

Gjatë vizitës në SHBA javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi nga presidenti amerikan të mos I shesë Turqisë avionë ushtarak F-16 dhe F-35.

Nëpërmjet një harte Mitsotakis i ka treguar zyrtarëve amerikanë arsyet se pse Greqia është e detyruar të pajiset me avionë ushtarakë F-16 dhe F-35, dhe se pse Turqia nuk duhet të pajiset me këta avionë ushtarakë, pasi sipas Athinës Ankaraja ka shkelur vijat ajrore të vendit.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se nuk ka ndërmend të takojë më kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Për mua, nuk ka më Mitsotakis, nuk ekziston më. Nuk do të takohem kurrë me të”. Ne jemi të vetë-mjaftueshëm. Jemi përballë një Greqie që i propozon SHBA-ve të mos i japin F-16 Turqisë. Që nga kjo deklaratë nuk ka më Mitsotakis për mua. Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do të veprojnë në përputhje me fjalët e Greqisë”, ka thënë presidenti turk pas një takimi të kabinetit.