Manjani del me deklaratën e fortë: Sali Berisha nuk ka përse të urohet. Ka pasur një histori të ngjashme PS e vitit 1996 kur Nano ishte në burg!

Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ai tha se nuk ka pse ta urojë Sali Berishën por demokratët po.

Postimi i plotë:

“Sali Berisha nuk ka përse të urohet. Demokratët po. Ata kanë që në dhjetor (Ndoshta dhe ca më herët) që po japin leksione të vetëorganizimit të një grupimi politik.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që partia të vetëmblidhet duke qenë në unison përballë kastës drejtuese të saj. Ka patur një histori të ngjajshme PS e vitit 1996 kur Nano nga burgu organizoi një mocion ndaj kastës drejtuese, por jo e këtyre pëmasave që reagoi anëtarësia e PD.

Ndaj urimet janë për demokratët, të cilët u gjenden nën një presion të jashtëzakonshëm, por gjithsesi të pamundur për t’u diktuar vendimmarrjen. Anëtarët e PD kanë të paktën 6 muaj që vetëm votojnë dhe zgjedhin. Zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parti, por edhe për gara elektorale.

Sali Berisha i ka marrë të gjitha urimet e sukseset në politikë. Këtë radhë urimet janë ekskluzivisht për anëtarësinë e PD-së.

Ndaj urime atyre demokratëve që po japin shpresë se pluralizmi nuk ka vdekur ende. Amerikanllëqet e bulevardit politik,nuk janë as arsye e as shkak për të ndëshkuar një parti. Ato janë arsye të mjaftueshme për të ndarë opozitarin nga bashkpuntorin e pushtetit.

Kjo tashmë është e qartë! Amerikanllenjtë e bulevardit janë bashkëpuntorë të pushtetit dhe në luftë me pluralizmin.

Shpresoj që ky reagim demokratik i anëtarësisë të mos shkojë dëm nga drejtuesit e PD.” tha ai.