Lajme

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, më e madhja deri tani! Ja kur do hidhet në treg

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftuan burimet në Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje, 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë. Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke...

Continue reading...

“A e ke falur kryeministrin pas gjithë atyre akuzave që i ke bërë?”, Ilir Meta paralajmëron ndryshimin e madh para gazetarëve

Të buzëqeshur, pa shtrëngim duarsh por me bërrylat bashkë- kështu ka qenë takimi i sotëm mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. I pyetur për marrëdhënien e re me kryeministrin Edi Rama ku sot u shfaqën të buzëqeshur dhe me tone miqësore, Meta tha: “Ishim për çështjet e integrimit europian dhe për këto çështje unë i përgjigjem çdo ftese dhe gjithmonë kam bërë çdo gjë që koha të mos humbasë kohë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe shumë qytetarë kanë humbur besimi ndaj na duhet të rikthejmë shpresën që ki vend të fitojë një...

Continue reading...

Vittorio Sgarbi: Gazetarë injorantë, Bylisi është qytet grek. S’është faji im që s’e dini se Iliria ka qenë pushtuar nga Greqia (VIDEO)

Pas debateve të shkaktuara për deklaratën e tij se Bylisi është grek, Vittorio Sgarbi ka reaguar me anë të një video në Facebook. Ai thotë se i qendron deklaratës së tij, që Bylisi është qytet grek. “Unë e konrmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë”, shkruan ai. Sgarbi shpjegon qëndrimin e tij duke thënë se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar teatri, ndërsa shpërthen në ofendime...

Continue reading...

“Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër”, Pipero reagon pas bumit të rasteve me COVID-19, ky është apeli i fortë për qytetarët

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër. “Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë...

Continue reading...

Vaksina me mikroçipe? Flet për herë të parë Bill Gates

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i hodhi poshtë teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të implantuar mikroçipe në njerëz. “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla”, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët. Që kur ka nisur pandemia e koronavirusit Gates ka qenë subjekt i komploteve që e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit. Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus ka anuluar ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje për të futur mikroçipe në...

Continue reading...

Të gjithë gjermanët e duartrokisin Merkelin: 130 miliardë € paketë, 300 € për fëmijët, ulje e TVSH-së

Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re konjukturore. Masat e emergjencës pasohen nga fonde e ulje taksash për të ndihmuar ekonominë pas Covid-19. Paketën konjukturore e pritën me duartrokitje shumë ekonomistë në Gjermani. Të kënaqura janë edhe partitë e koalicionit qeveritar, konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët për atë që arritën, pas 21 orë negociatash.”Ne kemi gjendjen më të vështirë ekonomike që kur ekziston Republika Federale”, kujtoi kancelarja Angela Merkel.””Tani është një kohë kur shteti duhet të bëjë më tepër se ç’bën normalisht”. Paketa konjukturore kap shumën 130 miliardë Euro. Kjo shumë është rreth katër përqind e prodhimit...

Continue reading...

Dikur komandat i UÇK-së ndërsa sot ruan dhen

Ndoshta ka kohë që nuk keni dëgjuar për të. Dikur ishte komandant i UÇK-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ky është Daut Rexhepi. Në Pollog, por edhe në Shqipëri të gjithë e njohin si Komandant Leka që nga konflikti i vitit 2001. Ai nga viti 1988 ka qenë i kyçur në Lëvizjen Ilegale. Në këtë periudhë dhe deri në fillimin e luftës së Kosovës, Leka ka qenë i angazhuar për organizimin e kësaj lufte, duke furnizuar me municion bashkëluftëtarët e tij në Kosovë. Leka ishte edhe në mesin e 30 personave që mbrojtën fillimin ligjëratave të para të UT-së...

Continue reading...

Zvicra, vendi më i sigurt në botë në këtë kohë me koronavirus

Pas Zvicrës vjen Gjermania dhe pas saj Izraeli. Shqipëria radhitet mbi mesataren ndërsa Kosova, më poshtë. Zvicra dhe Gjermania aktualisht janë vendet më të sigurta në botë kur bëhet fjalë për virusin e koronës. Të paktën kështu thuhet në një raport prej 250 faqesh të realizuar nga instituti Deep Knowledge Group, me seli në hong Kong, shkruan watson.ch. SHBA në këtë ranglistë është në vendin e 58-të, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vende përpara Rusisë. Sipas revistës për biznes “Forbes”, ky raport bazohet në 130 parametra sasiorë dhe cilësorë dhe mbi 11,000 pika të të dhënave në kategori të tilla...

Continue reading...

Befason Turqia: Shërohen 80% e të prekurve me Covid-19

Sot Turqia konfirmoi mbi 1.922 raste të pacientëve të ri të shëruar nga Covid-19, teksa në nivel vendi janë shëruar 80% e pacientëve, sipas ministrit të shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga sëmundja ka arritur në 135,322, tha Fahrettin Koca në Twitter. “Shumica e pacientëve që testuan pozitivisht u shëruan nga sëmundja pa simptoma dhe në shtëpi. Një total prej 41 pacientësh janë dërguar në spitale për shkak të COVID-19 në të gjitha 81 provincat,” shtoi ai. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 21 vdekje të reja, duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Continue reading...

Vjosa Osmani në fund të këtij muaji me parti të re?

Vjosa Osmani, në fund të muajit Qershor, pritet që të krijoj partinë e re sipas portalit Korrekt Press. Burimet e portalit Kosova24 bëjnë të ditur se Vjosa Osmani ka komunikuar me shume degë dhe anëtarë të LDK-së, të cilët janë te zhgënjyer me udhëheqesit e kësaj partie dhe të pakënaqur me veprimet e fundit që ka bëre kjo parti. Partisë së re të Vjosa Osmanit pritet ti bashkohen edhe ish ministi i infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe deputeti aktual i LDK-së, Haxhi Avdyli. Burimet theksojnë se Vjosa Osmani ka përkrahjen e madhe nga shume nëndegë dhe degë te Lidhjes Demokratike të...

Continue reading...