Vjosa Osmani në fund të këtij muaji me parti të re?

Vjosa Osmani, në fund të muajit Qershor, pritet që të krijoj partinë e re sipas portalit Korrekt Press. Burimet e portalit Kosova24 bëjnë të ditur se Vjosa Osmani ka komunikuar me shume degë dhe anëtarë të LDK-së, të cilët janë te zhgënjyer me udhëheqesit e kësaj partie dhe të pakënaqur me veprimet e fundit që ka bëre kjo parti.

Partisë së re të Vjosa Osmanit pritet ti bashkohen edhe ish ministi i infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe deputeti aktual i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Burimet theksojnë se Vjosa Osmani ka përkrahjen e madhe nga shume nëndegë dhe degë te Lidhjes Demokratike të Kosoves për të krijuar një parti të re dhe te garojë në zgjedhjet e ardhshme, si forcë e re politike në Kosovë.

Në këtë parti pritet të kete figura të njohura politike si: Korab Sejdiu, Ilir Deda, Donika Kadaj-Bujupi(e pakonfirmuar) dhe shumë kryetarë të nëndegëve të LDK-së në gjithë Kosovën.

Mundësi të madhe që në këte parti të aderojnë janë edhe kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti dhe ish-nenkryetari e ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu.