“A e ke falur kryeministrin pas gjithë atyre akuzave që i ke bërë?”, Ilir Meta paralajmëron ndryshimin e madh para gazetarëve

Të buzëqeshur, pa shtrëngim duarsh por me bërrylat bashkë- kështu ka qenë takimi i sotëm mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

I pyetur për marrëdhënien e re me kryeministrin Edi Rama ku sot u shfaqën të buzëqeshur dhe me tone miqësore, Meta tha:

“Ishim për çështjet e integrimit europian dhe për këto çështje unë i përgjigjem çdo ftese dhe gjithmonë kam bërë çdo gjë që koha të mos humbasë kohë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe shumë qytetarë kanë humbur besimi ndaj na duhet të rikthejmë shpresën që ki vend të fitojë një motivim të ri”. – tha Meta.