Dikur komandat i UÇK-së ndërsa sot ruan dhen

Ndoshta ka kohë që nuk keni dëgjuar për të. Dikur ishte komandant i UÇK-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ky është Daut Rexhepi. Në Pollog, por edhe në Shqipëri të gjithë e njohin si Komandant Leka që nga konflikti i vitit 2001. Ai nga viti 1988 ka qenë i kyçur në Lëvizjen Ilegale. Në këtë periudhë dhe deri në fillimin e luftës së Kosovës, Leka ka qenë i angazhuar për organizimin e kësaj lufte, duke furnizuar me municion bashkëluftëtarët e tij në Kosovë. Leka ishte edhe në mesin e 30 personave që mbrojtën fillimin ligjëratave të para të UT-së...