Evgjeni Thaçi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherazi mbesa e presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Thaçi ka thënë se UÇK, jo vetëm që ka bërë luftë të drejtë por edhe të pastër, dhe se nuk ka kush që e ndryshon këtë fakt, transmeton Telegrafi. “Ne fund të fundit, e si do të mund të ishte ndryshe një ushtri e një vendi të dy milionë heronjve. Sa herë që ndodhin mosmarrëveshje mes fuqive të mëdha të botës, në një farë mënyre e gjejmë vetën...
Continue reading...Lajme
OBSH nxjerr listën e vendeve ku po rriten rastet me Covid-19, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar së fundmi se po regjistrohen rritje javore në Evropë, për herë të parë në disa muaj. Në 11 vende “transmetimi i përshpejtuar” ka ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë “ deklaroi të enjten drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge. Këto vende, për të cilat OBSH tha se po regjistrojnë rritje të rasteve me Covid-19 janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina. Kujtojmë këtu...
Continue reading...Williamson: Vetëpërmbahuni, akuzat janë ndaj individëve dhe jo UÇK-së
Clint Williamson, ish-ambasadori i Përgjithshëm i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës që shërbeu si Prokuror Special i Bashkimit Europian për krimet e luftës të kryera nga shqiptarët e Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka publikuar gjetjet e hetimeve në vitin 2014 ku thotë se ajo që u deklarua atëherë është mëse aktuale. Ai theksoi se hetimi ishte ndaj individëve dhe assesi ndaj UÇK-së si tërësi dhe si e tillë duhet të shihet, megjithatë ai beri thirrje për vetëpërmbajtje ndaj atyre që në zemërim e sipër reagojnë kundër propozim-aktakuzës së Thaçit dhe Veselit. Deklarata...
Continue reading...Veseli: Historia e Kosovës një herë është shkruar
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre. Lideri i PDK-së në një shkrim në Facebook, u shpreh se prej ditës së parë ka qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit deri në fund. “Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej...
Continue reading...Haxhiu: E pafalshme se si asnjëherë krimet e Serbisë nuk janë trajtuar seriozisht
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Kështu deklaroi Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu tutje kujtoi kohën kur u votua Gjykata Speciale, duke thënë se votimi i kësaj gjykate ishte padrejtësia më e madhe që nga paslufta. “Historikisht për atë votim do mbahen mend deputetët që e votuan dhe ata të cilët bën presion mbi deputetët e Kuvendit! Shumë lutje e kërkesa për mosvotim i kemi bërë në atë kohë ndaj deputetëve, e kontestuam edhe në Gjykatën Kushtetuese. Aq e rëndë ishte goditja që planifikonin t’ia bënin luftës për çlirim, saqë më kujtohet se...
Continue reading...Mustafa: Hoti duhet ta vlerësojë nëse do të shkojë në Washington
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se i takon kryeministrit Avdullah Hoti që të vendosë nëse dëshiron të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington me palën serbe, pasi presidenti Hashim Thaçi anuloi vizitën, pas propozim aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special e Gjykatës Speciale në Hagë. Ai këto komente i bëri sonte pas një takimi urgjent të kësaj partie, pas inicimit të Speciales për propozim-aktakuzë kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli. “Nuk mund ta deklaroi këtë kryeministri do të vlerësojë vetë sepse kemi një situatë të re dhe në këtë situatë të re...
Continue reading...50-vjeçari flet nga Infektivi: Është sëmundje e tmerrshme, po vuaj (VIDEO)
Ky 50-vjeçar është një prej 82 pacientëve të shtruar në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, i cili prej dy javësh po lufton me koronavirusin. “Është një sëmundje e tmerrshme. Është shumë e tmerrshme, unë po vuaj shumë”. Pacienti nga Shkodra nuk ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në ditët e para të sëmundjes ai thotë se nuk mbushej dot me frymë. Madje edhe tani në spital ende nuk e ka rikuperuar plotësisht veten. “Është në sëmundje që të merr frymën. Respektoni rregullat, ruani veten, ruani familjen dhe shoqërinë”. Sipas bluzave të bardha në pavionin infektiv po marrin ndihmë...
Continue reading...Takimi Kosovë-Serbi,Haxhiu: Kam informacion, Hoti nuk do të shkojë në SHBA
Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ky i fundit ka vendosur të anulojë pjesëmarrjen në takimin e datës 27 Qershor në Uashington me presidentin serb Vuçiç. Pas këtij vendimi, në media u tha se Kosova do të përfaqësohet në këtë takim me Kryeministrin Hoti. Por në një dalje në emisionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu tha se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të shkojë në këtë takim, çfarë lë të dyshohet që takimi do të anulohet. “Ai është nisur dhe është në një prej qyteteve evropiane, por problemi kryesor...
Continue reading...Maqedonia V. ndez motorët e fushatës, ky është “kryeministri shqiptar” i Bashkimit Demokratik
Partia shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka filluar në Prespë, qytet ky në jug të Maqedonisë së Veriut, duke vënë theksin në idenë e madhe, siç e kanë quajtur, për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar, përmes promovimit të Naser Ziberit si kandidat për këtë post. Kanditat për kryeministër shqiptar, Naser Ziberi, në konventën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë, të mërkurën ka theksuar se në këtë moment “i gjithë vendi po flet, por jo vetëm vendi, po flet rajoni, po flet komuniteti ndërkombëtar për...
Continue reading...Popullariteti i Ali Ahmetit zhduk të gjithë kryetarët tjerë shqiptarë nga anketat
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet partia shqiptare me rejting më të lartë në të gjitha anketat e ndryshme që janë bërë deri tani. Përvec partisë më të madhe shqiptare ,fituese e të gjitha cikleve të zgjedhjeve deri tani për 18 vjet tek shqiptarët është edhe lideri Ali Ahmeti si më i votuari tek shqiptarët. Ne emisionin Top Tema në Telma gjatë një anketimi në pyetjen se në cilin politikan keni më shumë besim me 7.4 për qind del më i votuar Ali Ahmeti. Politikanët tjerë shqiptarë nuk janë askund në këtë anketë. Tek maqedonasit përfshirë figurat e politikanëve...
Continue reading...



