Ç’po ndodh? Merkel: Së shpejti, të gjithë do të flasim gjermanisht

Bëhuni gati, pasi në të ardhmen mund të na duhet të flasim germanisht. Anglishtja mund të jetë gjuha e parë e Bashkimit Europian, por nëse dëgjoni me kujdes nëpër korridoret e pushtetit dhe do të zbuloni se gjuha e Merkel dhe Kohl është duke u bërë gjithnjë më e rëndësishme.

Gjermanishtja po fiton terren midis tre gjuhëve zyrtare të BE-së ndërsa Berlini përgatitet të marrë presidencën e bllokut muajin tjetër. Kjo ndodh jo vetëm për faktin se politikanët vendas, si Ursula von der Leyen, zënë pozicione të larta në unionin europian.Instituti Gëte(Goethe), qendra kulturore e financuar nga Gjermania ka njoftuar se në vitin 2019 pati një pesëfishim të kërkesës për mësimin e gjuhës gjermane nga diplomatët dhe gazetarët në Bruksel.

Ky institut është pjesë e “Europanetzwerk Deutsch”, një iniciativë e financuar nga shteti gjerman, falë së cilës rreth 15.4 milion në të gjithë botën njerëz po mësojnë gjuhën gjermane.

Krahasuar me anketën e fundit në 2015, numri i atyre që mësojnë gjermanisht ka pësuar një rritje prej 62 për qind në Danimarkë, 16 për qind në Francë dhe 30 për qind në Holandë, ndërsa 2 milion polakë flasin tanimë rrjedhshëm gjermanisht.

Promovimi i gjermanishtes si gjuhë ndërkombëtare është nxitur edhe nga rritja e ekonomisë më të madhe të Europës, e ndihmuar nga imazhi modern i vendit si një gur me peshë i vlerave liberale. Përqindja e atyre që flasin gjermanisht po rritet në mënyrë të frikshme në Bruksel. Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit, Frans Timmermans e flet rrjedhshëm, ashtu si edhe ambasadori spanjoll në BE, Juan Pablo García-Berdoy.

“Njerëzit na thonë se aftësitë e gjuhës gjermane i ndihmojnë ata në punën e tyre dhe me karrierën e tyre në Bruksel,” tha një zëdhënës i përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në BE, duke përmendur interesin e shtuar edhe përpara presidencës së BE.

Gjuha gjermane po merr një zgjerim në Europën Lindore dhe Ballkan, me investimet gjermane që janë rritur ndjeshëm në Europën Qendrore dhe Lindore gjatë dekadave të fundit.

“Nga vendet e reja anëtare të BE-së ka shumë më shumë diplomatë që flasin mirë gjermanishten sesa anglishten.”

Fjalimi i Von der Leyen për paketën e propozuar të rimëkëmbjes së koronavirusit në Parlamentin Europian në fund të muajit të kaluar ofron një shembull të dobisë së gjuhës. Ndërsa presidentja e Komisionit filloi fjalimin në anglisht dhe frëngjish, ajo kaloi në gjermanisht për detajet më të ndjeshme.

Në shtyp, gjithashtu, gazetat gjermane janë të besueshme për thashethemet e Brukselit. Në vitin 2017, Frankfurter Allgemeine Zeitung kishte publikuar detajet me të ndjeshme të “darkës katastrofike të Brexitit” të Presidentit të atëhershëm të Komisionit Jean-Claude Juncker me kryeministren e atëhershme të Britanisë Theresa May, ndërsa vitin e kaluar lexuesit e Welt ishin të parët që njoftuan se Von der Leyen planifikonte të ndërtonte një apartament pranë zyrës së saj.

“Jemi mësuar të lexojmë në shtypin gjerman të asaj që sapo diskutuam,” u ankua një diplomat kohët e fundit.

Ndërsa Brexit lë vetëm Irlandën dhe Maltën e vogël si spirancat angleze të BE-së, jo të gjithë po parashikojnë një ndryshim në gjuhën e diplomacisë.

“Unë mendoj se të gjithë jemi mësuar me faktin se gjuha angleze dhe franceze është gjuha e Europës, pavarësisht nëse Mbretëria e Bashkuar është anëtare apo jo” tha Wolfgang Ischinger, një ish ambasador gjerman në SHBA, i cili drejton Këshillin e Sigurisë të Mynihut.

Diplomacia tradicionale në gjuhën franceze ka qenë prej dekadash duke luftuar me rivalin e saj anglo-sakson. Gjuha mbrohet fuqishëm në institucionet ndërkombëtare nga Brukseli deri në Gjenevë. Kampionët e saj nuk ka gjasa të mirëpresin një tjetër sfidues në Bruksel.

“Mund të presësh që kushdo që punon në Bruksel të flasë rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht,” tha David McAllister, një eurodeputet konservator gjerman, i cili kryeson komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Por, bëhet e vështirë nëse thua: “do të doja të flisnim gjermanisht.“

Por për ata që guxojnë të provojnë ka avantazhe.

Si fillim, sintaksa gjermane, në të cilën foljet shpesh vihen në fund të një fjalie, është më e përshtatshme për të tërhequr vëmendjen.

“Kjo ju detyron të dëgjoni, sepse folja është … në fund, dhe kjo do të thotë se njerëzit nuk ndërpresin,” tha Ue Rau, nëndrejtor në Institutin Goethe.

Emrat e përbërë janë gjithashtu një përparësi. Për shembull, kushdo që synon të shprehë nevojën e Evropës për të shpëtuar statusin e tij global, do të duhet të bëjë paragraf në anglisht, por vetëm një fjalë me 48 shkronja në gjermanisht: Weltpolitikfähigkeitsverlustvermeidungsstrategie, e krijuar nga akademiku britanik Timothy Garton Ash vitin e kaluar.