Flet mërgimtari: Rruga për në vendlindje pa pengesa, por bëni kujdes në Sërbi

Mërgimtari nga Kumanova, Amir Demiri i cilin jeton dhe punon në Zvicër informon të gjithë mërgimtarët se rrugët për një vendlindje janë të hapura dhe se nuk ka pengesa.

“Dua të informoj se kush vjen në Maqedoni s’ka as një pengesë. Shumë mirë rruga është krejtë në rregull. Vetëm në Serbi të keni kujdesë me qenë të lidhur të gjithë pasagjerët se të dënojshim dhe pagesa duhet të bëhej me kilometra larg”, është shprehur ai.

Demiri e ka parë të rrugës ta bëjë këtë njoftim për faktin se nëpër media janë lansuar lajme për vështirësi të shumta dhe pengesa gjatë rrugës për në vendlindje.