Pas procesuimit të raportit të cilin SPB Tetovë e dërgoi deri në Prokurorinë Themelore Publike lidhur me ndërtimin e ujsjellësit për fshatin Siniçan të Tetovës, ku është kërkuar instruksione lidhur me veprimet e mëtutjeshme. Prokuroria publike ka filluar procesin para hetimorë dhe hetimorë nga ku edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vëzhguar nga afër situatën, kështu që është dhënë urdhër që efektivët e policisë të tërhiqen nga vendi, prandaj edhe SPB ka tërhjekur sigurimin policorë, kurse organet komunale i ka lejuar që të vazhdojnë me punimet për ndërtimin e ujsjellësit. Sipas procedurave hetimore, puna e Policisë zhvillohet...
Continue reading...Lajme
Bilanci i sotëm: Katër viktima, 119 raste të reja, 89 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1325 testime për coronavirus, ndërsa 119 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-15, Shtip-17, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-3, Veles-3, Manastir-8, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Demir Hisar-5, Berovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-8, Resnjë-1. Janë regjistruar edhe katër viktima, prej të cilëve tre nga Shkupi (65, 66 dhe 73 vjeç) dhe një nga Gostivari (72 vjeçar). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-22, Kumanovë-10, Shtip-12, Tetovë-26, Strugë-1, Veles-1, Manastir-4, Probishtip-2, Demir...
Continue reading...Diplomati Shaban Murati: Kjo është arsyeja se pse shqiptarët nuk janë trima
Diplomati Shaban Murati, ka thënë se që shqiptarët nuk janë trima, por frikacakë, e ka dëshmuar fakti që kur përkujtohen ngjarje të rëndësishme të historisë së luftërave të popullit shqiptar kundër pushtuesve serbë dhe grekë udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan. Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se nuk ndodh kjo me asnjë shtet dhe me asnjë popull tjetër, që të ketë frikë nga kujtesa e vet historike. Postimi i plotë: “Që shqiptarët nuk janë trima, por frikacakë, e dëshmon fakti që kur përkujtohen ngjarje të rëndësishme të historisë së...
Continue reading...Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet
Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e Odës së Hotelierëve të Pavarur dhe të Shoqatës së Artistëve të Estradës për heqjen e ndalesës për organizimin e ngjarjeve muzikore, përfshirë edhe dasmat nëpër objektet hotelierike dhe restorantet. Po ashtu të lejohet edhe performimi e artistëve të estradës nëpër restorante dhe objekte tjera hotelierike. Këto dy shoqata theksuan sot se presin që ndalesa të hiqet që prej ditës së nesërme (e premte). Ata theksuan se sot kanë pasur takim me Komisionin përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë ku kanë arsyetuar kërkesat e tyre. Ata kanë...
Continue reading...Dyshohet se përhapja e Covid-19 erdhi nga këto tre vende, zbulojnë hulumtimet e fundit
Sipas studiuesve, përhapja e Covid-19 dyshohet se erdhi nga udhëtimet e fundit në tre vendet si Itali, Kinë dhe Iran. Tre të katërtat e rasteve të raportuar jashtë Kinës në muajin janar-shkurt ishin të lidhura më udhëtimet e realizuara nga vendi që tashmë Covid-19 kishte filluar të transmetohet, tha Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Prandalimin e Sëmundjeve. “Rastet e lidhura me udhëtimet në Kinë, Itali ose Iran përbënin pothuajse dy të tretat e rasteve të para të raportuara me Covid-19 nga vendet e prekura”, shkruan Dr.Fatimah Dawood. Poashtu, studiuesit shtuan se tubimet e mëdha ishin faktorët e dytë që...
Continue reading...Rusia në alarm pasi SHBA-ja po armatos hapur ushtrinë e Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të vazhdueshme janë duke përkrahur ushtrinë e Kosovës. Vetëm në ditët e fundit Forcës së Sigurisë së Kosovës i kanë mbërritur mjete të blinduara ushtarake të tipit ‘Humvee’. Për një gjë të tillë sot ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se Amerika po e furnizon hapur Kosovën me armatim dhe mjete ushtarake, gjë që sipas tyre dëmton përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Ballkan. “Ne kemi vërejtur, me shqetësim dhe alarm, informacionet rreth dërgimit të armëve dhe mjeteve ushtarake nga SHBA’të në Prishtinë. Amerika po e bën një...
Continue reading...Çka thotë dokumenti i CIA-së lidhur me armatën e Shqipërisë në rast se konflikti nga Kosova zgjerohet edhe në Shqipëri
Dokumenti nga koha e presidentit Bil Klinton, prej të cilit kohë më parë është heq nën-shenja e sekretit, përmban edhe dëshmi nga CIA. Në njërin nga ata i datës 5 janar 1993, ky agjencion informativ tërheq vërejtjen se “ushtria e Shqipërisë nuk mund të përballet me forcat mirë të armatosura edhe modernizuara nëse konflikti etnik me Kosovën shtrihet në Shqipëri”. “Ushtria e Shqipërisë ka vetëm armatim të vjetruar nga Federata Ruse dhe Kina, iu mungojnë rezervat, trajnimi, por edhe mjetet për transport në operacionet intensive luftarake. Mungesa e financave ka pamundësuar Tiranën të modernizoj forcat e veta, por ministria e...
Continue reading...Falja e sabahut në shtëpi, bajrami në xhami
Besimtarët myslimanë të premten festojnë Kurban Bajramin. Falja e namazait të sabahut ditën e Kurban Bajramit rekomandohet të falet në shtëpi, por pa e ndaluar askënd që të shkojë në xhami, kështu tha myftiu i Shkupit Qenan Ismaili. Ndërsa për faljen e namazit të Bajramit besimtarët ftohen që të falen nëpër xhami, por pa qëndruar gjatë, dhe të shkojnë në xhami 10 minuta para fillimit të faljes së namazit të Bajramit. “Duke mos ia marrë të drejtën asnjërit që ka dëshirë të shkojë në xhami dhe të falet. Mirëpo xhemati është i ftuar që të vijë në kohën e faljes...
Continue reading...Pas pushimeve, ja çfarë duhet të dini nëse ktheheni në Gjermani
Është bërë e ditur se banorët që kthehen në Gjermani nga zonat e rrezikut me koronavirus do të duhet të testohen për virusin sipas planeve të reja që po hartohen. Cila është e reja e fundit? Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, njoftoi të hënën se në të ardhmen njerëzit që vijnë në Gjermani nga zonat e rrezikut do të duhet t’i nënshtrohen një testi të detyrueshëm të koronavirusit. Gjermania tashmë ka prezantuar testimin për të gjithë udhëtarët që kthehen, por kjo është hera e parë që testet do të jenë të detyrueshme për njerëzit që vijnë nga zona...
Continue reading...Emocionon babai i Dua Lipës: ‘Unë nuk jam kosovar, por jam shqiptar’
Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova. Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me mllef me ata që thonë se janë “kosovarë”. Ndërsa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar. “Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë...
Continue reading...




