Lajme

“Siç erdhën do të ikin”: Ministri turk i Mbrojtjes i hipën avionit, kërcënon Francën dhe Greqinë

Ministri turk i Mbrojtës Hulusi Akar dha një mesazh të fortë sot në ditën e nisjes së stërvitjes rutinë të forcave ajrore. Siç raporton “Hurriyet“, Akar hipi në njërin prej avionëve F-16 që ka flota ajrore turke duke dhënë një mesazh force, ndërsa në zbritje tha se askush nuk do të lejohet të bëjë të fortin në Egje, shkruan abcnews.al. “Ata që vijnë nga mijëra kilometra larg këtu për t’u dukur sikur duan të vendosin paqen, ndërkohë që bëjnë të fortin nuk do të kenë asnjë shans. Siç erdhën ashtu edhe do të ikin”, tha ai. Turqia dhe Greqia janë...

Continue reading...

Franca mbron Greqinë, Rusia radhitet krah Turqisë në Egje: Gati armët

Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë. Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan abcnews.al. Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor. Njëra prej zonave është pikërisht territori ku...

Continue reading...

Dritan Abazoviq: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi e mbyllur, e kundërshtoj nëse vjen në rend dite

Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka deklaruar se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, të cilën e kanë transmetuar disa prej medieve kryesore në Serbi, Abazoviq ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje. “Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e e kryer, nuk duhet kthyer...

Continue reading...

Dritan Abazoviq u përgjigjet atyre që në Mal të Zi dhe Serbi e quajnë “çetniku shqiptar”

Kryetari i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, ka thënë se synimi i tyre është një qeveri e përbërë nga ekspertë, ku do të përfaqësohen nga njerëz profesionistë e dinjitozë. Në një intervistë ai foli edhe për faktin se në Mal të Zi e quajnë “çetnik shqiptar”. Abazoviq ka thënë se ndihet mirë si kur e sulmojnë, ashtu edhe kur e vlerësojnë. “Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër korrupsionit dhe unë jam i lumtur që shumë njerëz Malazezë dhe Serbë tani kanë filluar të...

Continue reading...

Eksperti gjerman: Kaosi në Prishtinë s’ka qenë kurrë më i madh, ja çka do të ndodhë në SHBA

Bodo Weber, eksperti gjerman për Ballkanin dhe një bashkëpunëtor i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, tha se në administratën Trump nuk mund të përjashtohet plotësisht ndonjë befasi. Ai thotë se sinqerisht dyshon se në tavolinën në Washington këtë javë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjendet ndonjë marrëveshje politike e lëre ndonjë marrëveshje finale. “Z. Grenell nuk ka kontribuar në arritjen e një marrëveshje përfundimtare në vitin e fundit, por krejt e kundërta – ai minoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të rivendosur negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe meqenëse angazhimi i administratës amerikane synon më pak në...

Continue reading...

Ideologu i Serbisë së Madhe: Çdo të ndodhte nëse Dritan Abazoviç do vinte këto ditë në Beograd

Ideologu i Serbisë së Madhe, akademik atija Beçkoviç, tha se opozita demokratike e bashkuar malazeze ka një përgjegjësi historike të jetë e denjë pas fitores në zgjedhje dhe të “kthejë Malin e Zi nga rruga anësore në të cilën ishte mbërthyer”. Ai bëri një deklaratë shumë domethënëse për Dritan Abazoviçin, politikanin e ri me origjinë shqiptare, i cili është shndërruar në figurën simbol të zgjedhjeve malazeze, pasi me katër mandatet e tij po u lëshon udhën drejt pushtetit forcave pro-serbe. Ai shtoi se nëse Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit URA, mbërrinte nesër në Beograd, “të rinjtë serbë do ta mbanin...

Continue reading...

Gjenerali turk: 48 orë Greqisë të tërheqë ushtrinë nga ishujt, ndryshe i marrim me luftë

Gjenerali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht. “Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese. Admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të ndërhyjë në zonat detare që i përkasin Turqisë, por e paralajmëroi se nëse reagon mund ta pësojë. “Greqia duke thënë se “Shtetet e Bashkuara më mbështetën, ne e zgjidhëm...

Continue reading...

Dritan Abazoviç: Mali i Zi, nuk është Sparta serbe dhe as Shqipëria e madhe

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazović, ka dalë në një konferencë imediate për shtyp duke dënuar tensionet mes përkrahësve të Gjukanoviç dhe koalicionit fitues në Mal te Zi. Ai tha se do të kishte kohë për të festuar, për t’u ulur në shtëpi dhe se konfliktet do t’i shkonin për shtat vetëm qeverisë në largim. Më tej Dritan Abazović ka shtuar se nuk kishte kompromise me interesat kombëtare të Malit të Zi. “Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe as Shqipëria e Madhe,” tha ai. Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, ka shtuar se njerëzit...

Continue reading...

Erdogan ‘selam’ Greqisë: Do të shihni se ç’ju gjen

Turqia nuk do të tolerojë veprime të paligjshme në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut, deklaroi presidenti Rexhep Taip Erdogan. Duke folur pas një vizite në provincën Giresun të Detit të Zi, Erdogan e bëri të qartë se Turqia nuk do të lejojë “piraterinë ose banditizmin” në këto dete, duke iu referuar lëvizjeve të fundit nga Greqia që përshkallëzuan më tej tensionet e ndezura mes dy vendeve mbi kufijtë e tyre detarë, përcjell Bota Sot . “Askush nuk mund ta kufizojë Turqinë, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat detare...

Continue reading...

Udhëkryqi malazez, Azem Vllasi: Ky është mesazhi im për Dritan Abazoviçin

Azem Vllasi, një ish-politikan jugosllav, një person pa të cilin nuk mund të shkruhet historia jo vetëm e Kosovës por edhe e ish-Jugosllavisë, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Sllobodan Millosheviçit, por edhe ndër viktimat e tij të para, dhe një simbol i rezistencës ndaj sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, tha për median boshnjake, se ai i dërgoi një mesazh politikanit të ri shqiptar, Dritan Abazoviç, njeriu i parë i lëvizjes qytetare URA (lista “Bardh e Zi”), i cili ishte vendimtar për qeverisjen e Malit të Zi pas zgjedhjeve. Në ndërkohë, u mbajt një takim midis liderëve të koalicioneve,...

Continue reading...