“Siç erdhën do të ikin”: Ministri turk i Mbrojtjes i hipën avionit, kërcënon Francën dhe Greqinë

Ministri turk i Mbrojtës Hulusi Akar dha një mesazh të fortë sot në ditën e nisjes së stërvitjes rutinë të forcave ajrore.

Siç raporton “Hurriyet“, Akar hipi në njërin prej avionëve F-16 që ka flota ajrore turke duke dhënë një mesazh force, ndërsa në zbritje tha se askush nuk do të lejohet të bëjë të fortin në Egje, shkruan abcnews.al.

“Ata që vijnë nga mijëra kilometra larg këtu për t’u dukur sikur duan të vendosin paqen, ndërkohë që bëjnë të fortin nuk do të kenë asnjë shans. Siç erdhën ashtu edhe do të ikin”, tha ai.

Turqia dhe Greqia janë në nivelin më të ulët të raporteve mes tyre prej dekadash, madje sipas CNN këto dy vende mund të shkojnë në luftë për shkak të rivalitetit për kontrollin e pasurive të gazit në Egjeun Lindor.

Sëfundmi, Franca ka dërguar në Egjeun Lindor aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” duke u radhitur në krah të Greqisë, ndërsa Turqia njoftoi se në zonën ku ndodhet anija Oruç Reis do të kryejë stërvitje me zjarr të vërtetë me flotën ruse.