Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë. Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.
Continue reading...Lajme
Tensionet në “qiell”, Greqia kërcënon hapur Turqinë
Teksa tensionet mes Turqisë dhe Greqisë sa i përket kufirit detar vijojnë të jenë të larta, shefi i qeverisë së Athinës Kyriakos Mitsotakis, në një shkrim për mediat ndërkombëtare “Le Monde”, “The Times” dhe “Frankufurter Allgemeine Zeitung”, nuk kursen kërcënimet ndaj Ankarasë. Sipas tij, Turqia ka vetëm dy rrugë: ose të bashkëpunojë për të gjetur gjuhën e përbashkët ose të vazhdojë të bëjë agresorin dhe të paguajë kostot financiare duke aluduar për një izolim. ” Zgjedhja është e qartë. Turqia mund të bashkëpunojnë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët, ose mund të vazhdojë të veprojë si agresor, duke luajtur lojëra...
Continue reading...Macron nxit BE-në kundër Erdoganit, Turqia: Ky kolonialist i pashpresë
Presidenti francez Emmanuel Macron tha “Evropianët duhet të jenë të qartë dhe të vendosur jo përpara popullit turk, por përpara qeverisë së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan”. “Ne kemi nevojë për të marrë një pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për Turqinë. Na duhet një politikë e përbashkët evropiane kur bëhet fjalë për energjinë dhe çështjet strategjike. Këto çështje nuk duhet t’i lihet vetëm NATO-s. Një pozicion i fortë i vendeve evropiane është i nevojshëm për këto çështje. Turqia nuk është më një partner në rajon”, tha Macron, i cili pretendon se Turqia ka treguar sjellje të papranueshme ndaj anijes...
Continue reading...Avdullah Hoti i premton Brukselit formimin e “Zajednicës”: U firmos në Uashington
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të...
Continue reading...Ushtria greke rrethon anijen turke në zonën me naftë në mesdhe
Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë. Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet. Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e...
Continue reading...Deputeti shqiptar nga Amerika: Albini është 10 herë më proamerikan se Grenelli
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka dalur në mbrojtje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas polemikave me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në një shkrim të tij në tëitter, Basha thotë se ai është shqiptaro-amerikan dhe se ndjehet krenar që e mbështet Albin Kurtin, për të cilin thotë se është 10 herë më pro-amerikan sesa Richard Grenell. Basha thotë se Albin Kurtin i mbron interesat e Kosovës, teksa Grenell vazhdon ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Unë jam një shqiptaro-amerikan dhe krenar që e përkrahi Albin Kurtin i cili është 10...
Continue reading...Grenell: Kosovës dhe Serbisë ju propozua në tallje që Ujmanin ta quajmë “Liqeni Trump”
“Konflikt të përceptuar që në njëfarë mënyrë është konflikt” i ka quajtur Richard Grenelli raportet Kosovë-Serbi, që prej luftës në Kosovë e deri me sot. Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë intervistës për një radio amerikane po ashtu ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me Marrëveshjen e Washingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit. Ai madje ka bërë të ditur se “në tallje” kishte propozuar që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump. “Ky konflikt i përceptuar që në njëfarë mënyre është konflikt gjatë 21...
Continue reading...Shpërthen ventilatori në spitalin COVID, tmerrohen pacientët (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një spital Covid në Vadodara, Indi. Një zjarr i madh ka shpërthyer, teksa flakët kanë mbuluar pavionin ku po kuroheshin pacientët me koronavirus. Shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë një ventilator.Momenti është kapur nga kamerat e brendshme të spitalit, ku shihen fillimisht 4 mjekë përreth një pacienti të infektuar. Burri është duke u ndihmuar nga stafi ndërkohë tymi fillon të dalë nga makineria. Mjekët nxitojnë të evakuojnë pacientët pasi e kuptojnë që diçka nuk shkon siç duhet me ventilatorët e spitalit. Brenda disa sekondash flakët e zjarrit shpërthejnë duke...
Continue reading...Arben Malaj thirrje urgjente për SPAK, ja çfarë thotë për largimin e Besa Shahinit
Ish-minisitri socialisit, Arben Malaj kërkon që SPAK të veprojë. Duke folur për ikjen nga qeveria të ministres së Arsimit Besa Shahini u shpreh se ajo ka të drejtën e saj të largohet. “Unë i uroj suksese ministres Shahini në rrugën e saj. Shahini ka të drejtën e saj të ‘fluturojë’. Partia politike duhet të jetë ajo që promovon personalitete. Edi Rama i zgjedh ministrat në mënyrë spontane. Duhet që brezi i ri të rritet në mënyrë graduale. Personaliteti duhet të ketë kredibilitet publik. Kjo sepse në fushën publike ka edhe kundërshtarë, ka edhe mbështetës. Ndryshimet në këtë periudhë kaq të...
Continue reading...Lleshaj largohet nga detyra me riformatimin e qeverisë dhe Balla merr postin e ministrit të Brendshëm? Flet numri 2 i PS dhe zbardh gjithçka
Partia Socialiste pritet të bëjnë një riformatim të saj ku do të ketë lëvizje ministrash, por edhe drejtorësh. Në disa media po përflitet se Taulant Balla do të marrë postin e Ministrit të Brendshëm. I pyetur nga Faxnews për këto ndryshime Balla i ka konsideruar thashetheme mediatike dhe se e gjithë energjia e tij është përqëndruar te fitorja e PS në qarkun e Elbasanit. -Zoti Balla priten ndryshime në qeveri para zgjedhjeve, ndërsa një nga emrat e përmendur për Ministrinë e Brendshme është ai i juaji? Balla: Së pari ne kemi filluar një proces të krijimit të një platforme komunikimi...
Continue reading...




