Lajme

Dodik: Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH

Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë anëtari i Presidencës së BeH, Millorad Dodik. Në një konferencë me gazetarët, të mbajtur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e qeverive të Serbisë e të RS-së, deklaroi se edhe Republika Serbe duhet të ketë të drejtën si Kosova të deklarohet për identitetin e saj, transmeton Koha raportimin e mediave serbe. “Pse ne të mos e kemi atë të drejtë”, ka pyetur Dodik dhe ka shtuar: “Nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë, (thotë kështu, ani pse Kosova ka dekada...

Continue reading...

Sekretet tronditëse! Angela Merkel shmangu luftën mes Turqisë dhe Greqisë

Sipas informacionit të BILD, natën e kaluar ishte gati lufta midis Turqisë dhe Greqisë në konfliktin mbi depozitat e mundshme të gazit në ishullin e vogël mesdhetar të Kastellorizo. Gazeta gjermane “Bild” shkroi një artikull ekskluziv të sajin ditën e mërkurë, ku mes rreshtave pretendonte se kancelarja Angela Merkel kishte ndalur shpërthimin e luftës së armatosur mes Turqisë dhe Greqisë. “Bild” u referohet zhvillimeve që ndodhen në fillim të kësaj jave, ku Turqia nisi 18 anije luftarake në mbështetje të një anijeje kërkim-nxjerrjeje hidrokarburesh në ujërat and Mesdheutdohen edhe nga Greqia. Athina iu kundërpërgjigj me vendosjen në alarm të të...

Continue reading...

Lladrovci: Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ftesa për të qenë dëshmitar në Hagë për Ali Ahmetin nuk ishte befasi, sepse të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar. Z. Lladrovci ka theksuar se “Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n”. Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve, ka shkruar në postimin e...

Continue reading...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoni, bie numri i viktimave në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 1.312 testime, ndërsa janë regjistruar 123 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup – 54, Kumanovë – 5, Dibër – 4, Shtip – 18, Prilep – 1, Tetovë – 5, Strugë – 6, Manastir – 2, Ohër – 3, Gostivar – 16, Krushevë – 1, Demir Hisar – 1, Sveti Nikollë – 1, Kërçovë – 4, Resnjë – 1. Sot Instituti për shëndet publik regjistroi 74 pacientë të shëruar në Shkup – 23, Dibër – 1, Shtip – 2, Prilep – 6, Tetovë – 15, Manastir – 7,...

Continue reading...

“O nëne vdiqa”: Pamje të rënda brenda spitalit Infektiv, pacientët dëgjohen duke rënkuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit Infektiv ku po trajtohen pacientët me Covid-19. Pamjet janë të rënda. Pacientë që dëgjohen duke rënkuar, zhurma drithëruese e aparaturave, gra e burra në terapi intensive. Bashkangjitur videos, ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një apel. “Lutemi vendoseni maskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” Këto pamje vijnë si një apel për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të respektuar masat parandaluese ndaj koronavirusit, teksa ditët e fundit ka pasur shtim të rasteve të infektuarve, shtrimeve në spital si dhe...

Continue reading...

Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve për lojën e rrezikshme që po qarkullon në internet

Një tjetër “lojë” e rrezikshme po qarkullon së fundmi në internet, e cila nuk funksionon në WhatsApp, por më së shumti përmes platformave si TikTok, Instagram dhe Twitter. Loja shfaqet nën emrin Jonathan Galindo dhe u kërkon njerëzve, përgjithësisht fëmijë, që të kryejnë sfida të ndryshme, duke arritur në fund edhe drejt vetëvrasjes. Loja, e ngjashme me atë të Balenës Blu apo sfidës Momo, nuk është regjistruar në Shqipëri, por Policia e Shtetit dhe Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, pasi kanë evidentuar zhvillimin e kësaj loje të rrezikshme virtuale, kanë reaguar përmes një...

Continue reading...

Ali Ahmeti: Unë flisja për NATO dhe BE fshatari më tha se i ka cof lopa, i thash sekretarit shtetëror që tja shpëtojë lopën tjetër

Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në kampin politik shqiptar ishte mjaftë befasuese, një rezultat që edhe eksponentët e kësaj partie nuk e kishin parashikuar ngjalli kureshtje jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, shkruan InfoShqip. Një ditë pas zgjedhjeve të 15 korrikut lideri i kësaj partie Ali Ahmeti ishte i ftuar në një intervistë nga Çim Peka në “Syri Tv” për të diskutuar mbi rezultatin zgjedhor dhe hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë. Gjatë kësaj interviste nuk kishte si të mos fiksohet një moment shumë pikant ku Ahmeti mes tjerash tregon një detaj të para disa viteve nga...

Continue reading...

Kroaci, ulet çmimi i testeve për koronavirus! Ja sa kushton

Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh sot bëri të ditur se çmimi i ri i testeve PCR në Kroaci do të jetë rreth 600 kuna, krahasuar me çmimin deritanishëm prej 1.506 kunave ose në valutën tjetër 79 euro. Beroshi në konferencë për shtyp tha se çmimet e reja mund të zbatohen prej sot. Ai sqaroi se të gjithë ata të cilët duan të testohen privatisht do ta paguajnë çmimin e ri prej “501,49 për dy sekuenca të synuara dhe 698,21 për tre sekuenca”. Në pyetjen cili është dallimi midis dy testeve, drejtori i Entit Kroat për Shëndet Publik Krunosllav Çapak tha...

Continue reading...

Eksperti i njohur nxjerr foton e Manastirliut dhe e godet ashpër, ja ç’bën ajo brenda Infektivit

Detyrimi i vendosjes së maskave në publik, ka shkaktuar reagime të shumta. I tillë është edhe eksperti i njohur Erion Dasho, i cili nëpërmjet një statusi në Facbook tha se maska që ka mbajtur ministrja Manastirliu, nuk është efektive dhe nuk siguron mbrojtje. Statusi i plotë: “Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të...

Continue reading...

Pëllumb Pipero e thotë hapur: Situata ka dalë jashtë pritshmërive, koronavirusi mund të zgjasë deri në dy apo tre vite

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e epidemisë në vendin tonë, ku sipas tij situata ka dalë jashtë pritshmërive. “Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku. Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha: “Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi”.

Continue reading...