Lleshaj largohet nga detyra me riformatimin e qeverisë dhe Balla merr postin e ministrit të Brendshëm? Flet numri 2 i PS dhe zbardh gjithçka

Partia Socialiste pritet të bëjnë një riformatim të saj ku do të ketë lëvizje ministrash, por edhe drejtorësh. Në disa media po përflitet se Taulant Balla do të marrë postin e Ministrit të Brendshëm.

I pyetur nga Faxnews për këto ndryshime Balla i ka konsideruar thashetheme mediatike dhe se e gjithë energjia e tij është përqëndruar te fitorja e PS në qarkun e Elbasanit.

-Zoti Balla priten ndryshime në qeveri para zgjedhjeve, ndërsa një nga emrat e përmendur për Ministrinë e Brendshme është ai i juaji?

Balla: Së pari ne kemi filluar një proces të krijimit të një platforme komunikimi virtual me anëtarësinë e Partisë Socialiste në njërin krah dhe në anën tjetër me qytetarët për të marrë vlerësimin, qoftë të anëtarëve të partisë qoftë të qytetarëve për deputetet, për ministrat, për Kryeministrin dhe në këtë proces pa dyshim zëri i qytetarëve dhe vlerësimi i tyre dhe i strukturave të partisë është shumë i rëndësishëm.

Për atë që është më e rëndësishme për formësimin e ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshim për te dhene përgjigje dhe për cështjet e vlerësimit dhe performancën e secilit në përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që është më e rëndësishme për ti shërbyer aleatit tonë të vetëm, sikurse janë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm.

Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj qË PS e Shqipërisë i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojmë përfaqësimin tonë politikë.

-Ju tundon propozimi për ta parë veten Ministër të Brendshëm?

Balla: Ju garantoj që kjo nuk është një çështje unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.