Zhvillimet ‘e nxehta’ me Greqinë! Zbardhet kërkesa e papritur e deputetit grek në Parlamentin Europian për Shqipërinë

Deputeti grek në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis, ka rikthyer në vëmendje çështjen e teksteve shkollore në Shqipëri në lëndët e gjeografisë e historisë.

Në seancën e 5 gushtit 2020, ka ngritur disa pyetje lidhur me çështjen në fjalë.

Sipas deputetit të partisë në pushtet ‘Nea Demokratia’ të kryeministrit Mitsotakis, në vitin 2018 Shqipëria e Greqia kanë rënë dakord që nga librat shkollorë të hiqeshin referenca si ‘territore shqiptare në Greqi’ bashkë me hartat e ilustrimet.

Autoritetet europiane kanë qenë po kështu të mendimit se kjo kërkesë themelore e palës greke do konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do siguronte që të rinjtë shqiptarë të mos informohen keq.

Deputeti grek ngriti disa pyetje në seancën në Parlamentit Europian teksa tha se Shqipëria nuk i është përgjigjur kërkesës së Greqisë për informacion.

A është në dijeni Komisioni për sa më sipër?

Çfarë veprimi synon të ndërmarrë për të siguruar që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të heqë nga librat shkollorë tendencat e papranueshme irredentiste në lidhje me një Shtet Anëtar?