Daçiq paralajmëron BeH-në: Po e njohët Kosovën, si do të ndaloni pavarësinë e Republikës Serbe?

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë mbrëmë se Beogradi pret që qeveria e re e Malit të Zi t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë dhe pozitën e serbëve në Mal të Zi.

Daçiq megjithatë ka vlerësuar se “nuk janë të mira” deklaratat e liderëve të koalicionit të cilët po bisedojnë për qeverinë e re malazeze, njeriut të parë të listës “E bardhë në të zezë”, Dritan Abazoviq dhe bartësit të listës “Për të ardhmen e Malit të Zi” Zdravko Krivokapiq.

Daçiqit nuk i ka pëlqyer deklarata e Abazoviqit, i cili ka thënë se kryetari i Serbisë, “Aleksandar Vuçiq nuk ua ka uruar fitoren për shkaqe taktike”.

Sipas Daçiqit, pushteti i liderit shumëvjeçar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, “ka shkuar tepër larg në përhapjen e urrejtjes e frikës, siç thonë ata, të politikës shtetërore serbomadhe”, njofton “Danas”.

Ai ka mohuar akuzat e Podgoricës se Serbia po përzihet në çëshjtet e brendshme të Malit të Zi dhe ka shtuar se Beogradi “vetëm po lufton për Serbët të cilët jetojnë në atë shtet”.

“Ne nuk kemi asnjë ide hegjemoniste në lidhje me Malin e Zi, ai është një shtet vëllazëror, nuk kemi një vend dhe njerëz më të afërt se Mali i Zi” tha Daçiq.

Gjukanoviq ka thënë të premten se, nëse do të jetë e nevojshme, ai do të mbrojë Malin e Zi edhe nga mali, “siç bënë brezat e paraardhësve.”

“Do ta mbrojmë me të gjitha mjetet, siç thashë dhe nga mali, nuk do të ndryshojmë në lidhje me brezat e paraardhësve tanë.” Si mendoni se e ka mbrojtur Mali i Zi veten në shekujt e mëparshëm, prej nga dhjetë shekujt e shtetësisë së Malit të Zi? Duke mos u mbrojtur në parlament, por me armë, në mal”, ka thënë Gjukanoviq.

Sipas Daçiqit, përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve në BeH po punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të tyre duke votuar për pavarësinë e Kosovës, sepse kjo zhduk argumentet kundër pavarësisë së Republikës Sërpska.

“Ata po punojnë drejtpërdrejt kundër vetvetes, duke dashur të njohin Kosovën, ata po humbin çdo argument me të cilin dikush mund të sfidojë të drejtën e Republika Sërpskas për pavarësi” tha Daçiç.

Sipas Daqiçit, Kosova ishte një provincë në Serbi dhe se komisioni ndërkombëtar i Badinterit paska thënë “qartë se Jugosllavia do të shpërbëhej përgjatë kufijve të republikave dhe nuk ka përmendur provincat”.

“Nëse veçoni një krahinë, mbi bazën e së cilës do të ndaloni një njësi të BeH-së të deklarojë pavarësinë e saj” pyeti Daqiç.

Ai tha se udhëheqja e mëparshme e Serbisë, e udhëhequr nga Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq, “bënë gabim” sepse shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk e ndërlidhën me pavarësinë e Republika Sërpska.

“Ne më pas thyem kioska dhe ua vumë zjarrin ambasadave, e vetmja gjë që u thamë në të vërtetë (vendeve perëndimore) është se ata mund të bëjnë çfarë të duan. E vetmja gjë që mund të shqetësojë bashkësinë ndërkombëtare mund të jetë lidhja e asaj çështjeje (pavarësisë së Kosovës) me Republikën Srpska” tha Daçiq.

Anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferovic dhe Zhelko Komshiq, votuan të enjten që ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa anëtari serb i presidencës Milorad Dodik e kundërshtoi këtë.

Daçiç tha sonte se votimi për pavarësinë e Kosovës pasoi pasi ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj i dërgoi një letër ministrit të jashtëm të BeH-së më 8 shtator, duke i kërkuar këtij shteti ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ajo (Haradinaj) thotë në letër që marrëveshja në Uashington mundëson njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës dhe i lutet përzemërsisht qeverisë së BeH-së të marrë në konsideratë njohjen e Kosovës” tha Daçiq.

Sipas tij, Prishtina po abuzonte me marrëveshjen e Uashingtonit në atë mënyrë.

“Ata ndoshta dërguan letra si kjo në shumë vende të tjera. Kjo thirrje e BeH-së është sigurisht një abuzim i marrëveshjes nga Uashingtoni. “Serbia duhet të ndalojë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës dhe kështu ata do t’u bëjnë thirrje vendeve të tjera dhe të paraqesin se është pjesë e marrëveshjes që vendet e tjera të njohin Kosovën,” tha Daçiç.