Tani është e qartë se lufta e Kishës Ortodokse Serbe për shenjtorët ishte një luftë për qeverisjen e shtetit, deklaratat e politikanëve, si ato të Abazoviq, janë një konfirmim i trishtueshëm se…” “Që nga koha kur princi Danilo vendosi të heqë dorë nga titulli i udhëheqësit fetar dhe ta kthejë Malin e Zi në një shtet laik, për udhëheqjen e shtetit nuk është diskutuar në manastire, as kisha nuk ka ndërhyrë në ato vendime,” thotë DPS-ja e Milo Gjukanoviqit. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Këshillit Episkopal në negociatat politike në lidhje me formimin e qeverisë së re shkeli Kushtetutën e Malit...
Continue reading...Lajme
A po hyn bota në një Luftë të Ftohtë të re?
Kombet e Bashkuara po shënojnë 75 vjetorin e saj, pasi një “rend botëror” i pas Luftës së Dytë Botërore e krijoi atë mbi “baza të lëkundura”. Sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, politika e parë e jashtme e presidentit Donald Trump ka treguar “mosrespekt” të SHBA-së në marrëveshjet shumëpalëshe, nga marrëveshja e Klimës së Parisit në marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndërsa Kina dukshëm po pozicionohet si mbështetësi i ri i Kombeve të Bashkuara. Por ndikimi në rritje kinez ka një çmim, dhe nëse Pekini po ofron më shumë para për të financuar agjencitë e OKB-së si Organizata Botërore e...
Continue reading...Abazoviq flet për problemet në krijimin e qeverisë së re: “Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje”
Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, tha se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë “njerëz joseriozë” në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare. Kur u pyet se kush janë njerëzit joserioz, Abazoviq tha se dihet kuj i referohet, shkruan “Vijesti”. Ai u tha gazetarëve në parlament se nuk ishte një kërkesë, por një propozim. Ai tha se ka ndoshta njerëz në koalicionin e tyre që nuk meritojnë pozicione të tilla. “Ne kemi nevojë për shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve”, tha...
Continue reading...Tërmkolli: Shqiptarët e festojnë Bozhiçin akoma, kjo tregon prejardhjen tonë të krishterë
Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë se edhe shqiptarët e kanë kremtuar Bozhiqin. Sipas saj, kjo tregon prejardhjen e krishterë të shqiptarëve. “Do të befasohen shumë me këtë që po e them”, ka thënë ajo në Kanal 10. “Nuk është festuar, por te shqiptarët është shënuar një festë e cila është ortodokse, është quajtur Bozhiq”. “Është festa e Krishtlindjeve ortodokse”. “Shënohet ende. Në familje janë zier kunguj, vezë, fara, e të tjera. Dhe është thënë shprehimisht që kjo po bëhet për Bozhiq”.
Continue reading...Topalli tregon prapaskenat: Rama dhe Basha kanë marrëveshje të fshehtë, duan të qeverisin bashkë
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli i sheh të papranueshme ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik. Topalli, me tone të ashpra ka treguar prapaskenat se çfarë do të sjellin këto ndryshime në skemën politike në vend. Gjatë një interviste për “ABC News”, ish-kryeparlamentarja deklaroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha do të bashkëqeverisin për një mandat 4 vjeçar. Topalli tha se nëse në krye të opozitës do të ishte një kryetar që nuk do të ishte i korruptuar nga qeveria, atëherë sipas saj kryeministri do të humbiste...
Continue reading...“Bën mirë të kërkosh azil në Turqi”, deputeti paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Ja çfarë e pret Edi Ramën
Deputeti Lefter Maliqi, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik sipas tij nga ndëshkimi i madh që do ti japë populli shqiptar më 25 prill të 2021 në zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, ai rendit disa faktorë pse qeveria do të humbasë thellë. “Ramziu në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë në komunikim intensiv me publikun. Çfarë aktrimi i dalë boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi? Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për...
Continue reading...Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor
Ministri gjerman për çështjet evropiane, Michael Roth u shpreh se po punohet që konferenca e parë për Shqipërinë të mbahet në dhjetor Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se presidencës kroate i është dërguar një mesazh i qartë për hapjen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Presidencës kroate ne i dërguam një mesazh të qartë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur ai.
Continue reading...Tensionet me Greqinë në Mesdhe, Erdogan i përgjigjet prerazi Merkel, ja nga kush varet situata
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbajtën sot një telekonferencë trepalëshe për konfliktin mes Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor për çështjen e detit. Sipas informacionit të presidencës turke, gjatë konferencës trepalëshe, doli se Greqia dhe Turqia janë gati të fillojnë bisedimet. Presidenti turk tha se vendimet konstruktive duhet të merreshin nga një konferencë rajonale me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Sipas Erdogan, duhen hapa të ndërsjellë nga të dy palët për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor. “Turqia është gjithmonë ajo që thekson dialogun dhe negociatat” tha ai....
Continue reading...Abbas i kërkon ndihmë Erdoganit: Palestina, e gjitha në “dorën tuaj”
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka kërkuar homologut turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndihmuar palestinezët të mbajnë zgjedhje, të arrijnë unitetin dhe t’i japin fund ndarjeve të brendshme, ndërsa Mbreti i Bahreinit theksoi se vendosja e marrëdhënieve me Izraelin nuk drejtohet kundër askujt. Kërkesa palestineze u bë në një bisedë telefonike në të cilën Abbas e informoi Erdoganin mbi dialogun e vazhdueshëm midis Lëvizjes Nacionalçlirimtare Palestineze (Fatah), Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas) dhe fraksioneve palestineze. Të gjithë këta thuhet se kanë ranë dakord për një pozicion të unifikuar me synimin për të arritur pajtimin dhe për të shkuar në...
Continue reading...Turqia bën veprimin e papritur 24 orë para samitit të BE, rriten tensionet në Egje
Turqia ka marrë një vendim të papritur vetëm 24 orëve para Samitit të Bashkimit Europian për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në Egjeun Lindor. Mediat greke dhe ato turke njoftojnë se anija e kërkimit “Oruç Reis” ka dalë nga porti i Antalias në det me një itinerar ende të papërcaktuar duke rritur kështu menjëherë tensionet në rajon, shkruan abcnews.al. Anija është fotografuar teksa del nga porti i Antalias dhe tani ndodhet disa dhjetra milje përballë brigjeve turke, por nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i saj final. BE do të mblidhet nesër për të parë...
Continue reading...



