Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor

Ministri gjerman për çështjet evropiane, Michael Roth u shpreh se po punohet që konferenca e parë për Shqipërinë të mbahet në dhjetor

Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se presidencës kroate i është dërguar një mesazh i qartë për hapjen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Presidencës kroate ne i dërguam një mesazh të qartë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur ai.