Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në intervistën e tij për agjencinë britanike të lajmeve Reuters foli për shumë tema dhe njëra prej tyre ishte Kosova ku këmbënguli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje derisa u shpreh se kjo nuk është as afër sipas tij. Ai përmendi atë që e kishte thënë shpesh në paraqitjet e tij në media, atë që e kishte edhe slogan në zgjedhje, të ardhmen e fëmijëve. Vucic përsëriti qëndrimin e tij të zakonshëm se marrëveshja e fundit është e rëndësisë së madhe për të ruajtur paqen me mundësinë që në të ardhmen të arrihet përfundimisht...
Continue reading...Lajme
Dosja e Hagës. Ja akuzat për Thaçin, Veselin dhe kupolën e UÇK
Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special më 24 Qershor 2020 , tronditi edhe njëherë tjetër të gjithë Kosovën. Nga momenti bërjes publike të akuzave e deri më sot, janë ngritur shumë pyetje se çfarë provash kanë siguruar prokurorët special? Kush janë episodet e dyshuara se janë konsumuar krime lufte? Cili është numri që humbën jetën në paraburgimet e UÇK -s përfshi personat e ekzekutuar dhe më kryesorja cilët janë dëshmitarët e kësaj dosje të Hagës. Të gjitha këtyre pyetjeve duke nisur nga sot e...
Continue reading...“Ata që na bashkohen i kemi vëllezër”, Erdogan paralajmëron ristrukturimin e botës: Kush del kundër rrezikon fundin
Ftesa në tavolinën e dialogut dhe paralajmërimet e tregimi i forcës. Kjo është loja me dy porta që po bën Turqia për të marrë atë që do nga përplasja në detin Mesdhe me Greqinë. Në mediat turke flitet se në diskutim do të jetë rishikimi i marrëveshjes së vitit 1923 e nënshkruar në Lozanë, duke kërkuar ripërcaktim kufijsh dhe ndarje të re të ishujve, nisur kjo edhe nga deklarata e Presidentit Erdogan për harta pa lidhje. “Ata që nuk e llogarisin Turqinë në Mesdhe dhe kanë në duar harta pa lidhje duhet të afrohen në tavolinën e dialogut. Ne nuk...
Continue reading...Mediat serbe: SHBA-ja ka planifikuar 4 miliardë investime, në Serbi
Realizimi i njërës prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Uashington, fillon sot në Serbi, me mbërritjen e delegacionit të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC) të udhëhequr nga CEO-ja Adam S. Boehler. Bisedimet me zyrtarët serbë, të cilat do të pasojnë në katër ditët e ardhshme, duhet të specifikojnë gjithçka në lidhje me hapjen e Zyrës rajonale të DFC-së në Beograd. DFC-ja ka një fond investimesh prej gjithsej 60 miliardë dollarësh amerikanë dhe një pjesë e atyre parave do të derdhen në Serbi, përmes realizimit të...
Continue reading...“Jam bojaxhi”, Rama i kërkon llogari ndërtuesit të banesës (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ishin në fshatin Maminas ku i dorëzuan çelësat e shtëpisq Besnikes, një e moshuar e cila jeton e vetme. Miro, teksa vëzhgonte shtëpinë, diçka nuk i pëlqeyr ktueministrit Rama. Kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat për ndërtuesit për ulluqet dhe ngjyrën e banesës. “Ndërtuesi kush është? E para ato ullukët nuk derdhen aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti. E dyta se unë jam bojaxhi, ju mungon një element i projektit. Ka një thyerje me ngjyrë. Bukur shumë është...
Continue reading...Najçevska: A do të më subvencionojë shteti nëse blej speca për ajvar nga një shqiptar?
Profesoresha Mirjana Najçevska ka reaguar në lidhje me subvencionimin e firmave private nëse punësohen qytetarë nga etni të ndryshme. Ajo pyet nëse do të jepen subvencione të posaçme për maqedonasit të cilët do të ndërtojnë shtëpi në një lagje ku jetojnë shumicë shqiptar. “Për shembull shteti të paguajë 1/3 e shtëpisë. A do të stimulohen me subvencione bashkësitë fetare nëse konvertojnë dikë nga ndonjë fe tjetër. Nuk e di nëse duhet t’i numërojmë ateistët. A duhet të paguhet dyfish apo gjysmë çmim”, ironizon Najçevska. Najçevska vazhdon me ironizimin duke thënë nëse ka firma shqiptare më shumë se 20% a duhet...
Continue reading...Plas skandali: Zbulohet si Abramovich ka aksione sekrete tek lojtarët rivalë, lidhje të ngushtë me Putin
Pronari i Çelsit Roman Ambramoviç është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave nga Rjeti i Luftës kundër Krimit Ekonomik të SHBA-së (FinCEN). Miliarderi rus akuzohet se zotëron në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kompanive “offshore” futbollistë që nuk janë pjesë e Çelsit. Njëri prej lojtarëve të përmendur në dokumenta është Andre Karijo, i cili mësohet se kartoni i tij menaxhohej prej Ambramoviçit, edhe pse nuk ka qenë pjesë kurrë e klubit londinez. FinCEN raporton se oligarku 53-vjeçar Ambramoviç menaxhon shumë lojtarë që nuk figurojnë si pjesë e Çelsit nëpërmjet një pale të tretë, kompanisë “Leiston Holding” me seli në Ishujt...
Continue reading...Grenell në Prishtinë: Kosovë, prite çekun e Tramp-it, po vjen
I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, tha të hënën në mbrëmje në Prtishtinë se vizita e delegacionit amerikan ishte provë se Shtetet e Bashkuara ishin të përkushtuara në marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit. “E shikoni këtë prapa meje? Ai është njeriu i parave ai ka sjellur një çek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë”, ishte deklarata pikante e Grenellit. “Ne kemi ardhur për të provuar angazhimin tonë ndaj marrëveshjes për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve. Ne e dimë për premtimet e bëra në të kaluarën për Kosovën dhe ne duam të...
Continue reading...Greqia ka brenda saj 12 mijë ushtarë me origjinë shqiptare. E vërteta që nuk thuhet
Eksperti i sigurisë Vladimir Bizhga të gjithë shqiptarët që po kryejnë ushtrinë në Greqi, po të ishin në vendin tonë patjetër që do të krijonin një divizion të kompletuar, kur ne kemi vetëm një brigadë këmbësorie. Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook’, Bizhga sqaron se nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, rreth 12 mijë janë rekrutë shqiptarë.“Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, ‘janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e ushtrisë greke’ jo pak por një divizion i kompletuar, kur ne kemi vetëm një brigadë këmbësorie,” shkruan Bizhga. Prej shumë vitesh Shqipëria nuk e...
Continue reading...Zvicra me lajm të rëndësishëm për ata që dalin e hyjnë brenda vendit
Së shpejti, vetëm ata që janë vërtet pozitivë me koronavirus do të vendosen në karantinë. Një skenar të tillë e ka prezantuar gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, duke pasur parasysh me këtë rast “Euroairport”-in e Bazelit. Kjo për faktin se testet e koronës tashmë janë pjesë e jetës së përditshme në Aeroportin Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij.Siç dihet, aeroporti që u takon tri shteteve: Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, shtrihet në tokën Ffranceze, prandaj në pjesën në fjalë zbatohen prej një muaji masat mbrojtëse të përshkruara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë. Kështu, pasagjerët që vijnë nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Izraeli,...
Continue reading...




