Lajme

Mediat botërore raportojnë për zgjedhjen e Kurtit kryeministër i Kosovës

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë. Tashmë mediat botërore kanë raportuar rreth krijimit të institucioneve të reja në vendin tonë, transmeton Telegrafi. “Parlamenti i Kosovës mbështet Albin Kurtin si kryeministër të ri”, shkruan agjencia e lajmeve reuters. Parlamenti i ri i Kosovës zgjedh qeverinë e re”, raporton gazeta amerikane newyorktimes. Mediat zvicerane kanë raportuar se “Albin Kurti formon qeverinë e re të Kosovës”. “Qeveria e re e reformës Kurtit është konfirmuar në parlament”, shkruajnë mediat gjermane. Agjencia...

Continue reading...

Edi Rama apo Lulzim Basha, kush fiton? Astrologia bën parashikimin e papritur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,ishte e ftuar astrologia Meri Gjini, e cila shpjegoi lëvizjet planetare të datës 20 mars si dhe bëri një parashikim për secilën prej shenjave të horoskopit. Kur erdhi radha e binjakëve, që përkon me shenjën e kreut të opozitës Lulzim Basha, Meri tregoi se ky i fundit do të jetë shumë i favorizuar nga universi. E ndërsa Bieta e pyeti se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit, Meri e shpjegoi situatën me një shembull të thjeshtë. “Nga energjia e jashtme me sasi binjakët janë më të favorizuar. E thënë...

Continue reading...

Boçi del me deklaratën e papritur pas sherrit në Elbasan, hedh dyshimet e forta: Luca mund të ishte dhe i armatosur

Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca ka hedhur hipotëzën se Luca mund të ketë qenë i armatosur. Boçi tha në “Opinion se Luca ka bërë një lëvizje që atij i ka lënë të kuptojë se ka armë. Kandidati për deputet tha se ka qenë biznesmeni ai që e ka qëlluar i pari dhe e kapur në qafë, duke nxitur reagimin e tij. “Luca mund të ishte edhe i armatosur. Seç bëri një lëvizje….tani unë nuk mund ta konfirmoj, ta pohoj apo mohoj, por bëri një lëvizje që...

Continue reading...

Pse u thirr kryeministri Rama nga Macron në Paris? Analisti Baton Haxhiu zbulon prapaskenat çfarë po ndodh

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë. Për analistin Baton Haxhiun, ky është një moment shumë interesant për kryeministrin dhe fakti që tregon se ky i fundit e ka udhëhequr siç duhet politikën e jashtme. Sipas tij, fakti që me kryeministrin Macron ka pasur bisedime për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe sidomos lidhur me raportin Kosovë-Serbi për ndërmjetësimin e të cilit është kërkuar ndihma ndaj Ramës. “Dhe ndihma nuk kërkohet nëse një njëri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje...

Continue reading...

14 flota mësyjnë Detin e Zi, atmosferë lufte pranë brigjeve të Turqisë

“Lufta në Detin e Zi është çështje kohësh”. Kështu raportojnë mediat turke, duke iu referuar atmosferës së krijuar, ku 14 flota kanë mësyrë në Detin e Zi. 14 vende, përfshirë Turqinë kanë vendosur flotën e tyre në Detin e Zi, ndërkohë që Rusia ka bërë lëvizje të menjëhershme. Sytë janë drejtuar nga Rusia siç pritej, me një numër të madh anijesh luftarake të grumbulluara në Detin e Zi dhe nga ana tjetër 2,400 ushtarë në ushtritë e NATO-s që janë vendosur në rajon. AgjenciA e lajmeve në Moskë, RIA Novosti raporto se Rusia dërgoi të gjitha nëndetëset në rajon në...

Continue reading...

Haxhiu-Kurtit: Kam pritë që ministër e bën dikë nga Jasharajt, e kishe gjetë një te miqtë, në Norvegji

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kurti nuk prezantoi plan konkret për qeverisjen. Ai në fund të fjalës së tij, ka thënë se ka pritur që ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kurtit, mund të jetë dikush nga Jasharajt. “Kam pritë që ministër do ta kesh dikë nga Jasharajt sepse kjo familje i ka dy gjeneralë, por e kishe gjetë një në Norvegji, te miqtë e tu, ok bën”, ka thënë Haxhiu. Vec tjerash, Haxhiu ka thënë se VV thotë se historia fillon me ta, por sipas tij “historia e Kosovës nuk fillon me këtë parti politike”. “Ju...

Continue reading...

“Je kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin shqip”, Pas këtyre deklaratave reagon filozofi Blerim Latifi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën ku u votua qeveria e re tha se Kurti është Kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip. Pas këtij fjalimi ka ardhur një reagim nga profesori i filozofisë, Blerim Latifi.Latifi th se edhe Ismail Qemali, Pandeli Sotiri dhe Hasan Prishitina nuk i kishin gratë shqiptare por kjo nuk i pengoi që të punin gjatë gjithë jetës për çështjen kombëtare. “Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë” shkruan Latifi. Reagimi i plotë: “Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e...

Continue reading...

Kurti urdhër ministrave: Në tavolinën time urgjent m’i sillni këto dy plane

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ka kërkuar planet për pandeminë dhe atë për ekonominë. Poashtu Kurti ka paralajmëruar edhe ndërmarrjet publike, duke thënë se do të vlerësohet performanca e tyre. “Sfidat janë të mëdha, përtej veprimeve urgjente në menaxhimin e pandemisë, do të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por edhe të ndalim recesionin ekonomik. Duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimin. Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të performancës, aty ku gjejmë shkelje dhe performancë të dobët, duhet të kthejmë shpejt në kthimin e...

Continue reading...

Ky detaj ju ka ikur nga takimi i Albinit me Vjosën në Kuvend (FOTO)

Pak orë para se Kuvendi të zgjedhte Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, në parlamentin e Kosovës është votuar Qeveria e re. Albin Kurti është përsëri kryeministër i Kosovës, një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie. Me 67vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti ka marrë besimin e popullit dhe të deputetëve për të qeverisur vendin. E pas betimit të kabinetit qeveritar e fjalimit të Kurtit si kryeministër i vendit, të gjithë deputetët e partisë së tij e disa nga deputetët e pakicave kanë uruar Kurtin për pozitën e re në krye të ekzekutivit të vendit. Ajo që mori vëmendjen...

Continue reading...

Pas Mustafës e Tahirit, dorëhiqen edhe tre ministra tjerë dhe një zv-kryeministër në detyrë

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin. Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi. Kështu bëri të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti. Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Continue reading...