Pas Mustafës e Tahirit, dorëhiqen edhe tre ministra tjerë dhe një zv-kryeministër në detyrë

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.

Kështu bëri të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës.