Kuvendi nuk respekton gjuhën shqipe, deputetët shqiptarë fajin e hedhin tek Talat Xhaferi

Edhe pse e rregulluar me ligj, gjuha shqipe vazhdon të injorohet nga Kuvendi i RMV-së pavarësisht faktit se me të udhëheq kuadër shqiptarë, Kuvendi vazhdon të fletë vetëm maqedonisht gjatë transmetimit online.

News33 pyeti deputetët lidhur me këtë problematikë.

Të gjithë deputetët thonë se faji është tek kreu i Kuvendit.

Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti tha se si grup parlamentarë do ta ngrisin këtë çështje.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se transmetimi online duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Kurse deputeti i koalicionit “Mundemi”, Muhamed Zekiri tha se duhet që në transmetim të jetë zëri origjinal dhe të mos dublohen deputetët shqiptarë.

Por sipas deputetit të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, gjithçka është në rregull.

Ndryshe, transmetimi i seancës së kuvendit në televizion nuk përballet me këtë problematikë.