ejona

Moti merr kthesën e madhe ditën e nesërme, ja zonat ku priten reshje dëbore

Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë territorin. Nesër priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Në qarkun e Korçës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive.Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. e Mond Çekiçit, gjendet një makinë e djegur në Sukth/ Dyshimet Në lartësitë 300m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 12 °C në vendet e ulëta: 5 / 10 °C në...

Continue reading...

Avioni turk furnizon me karburant avionët luftarakë amerikanë gjatë fluturimit

Forcat Ajrore Turke furnizuan me karburant katër avionë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane në kuadër të stërvitjes “Joint Protected Entry” në hapësirën ajrore ndërkombëtare, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. “Në kuadër të stërvitjes Joint Protected Entry, katër aeroplanë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane u furnizuan me karburant nga Komanda jonë e Forcave Ajrore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke kryer trajnime të ndërsjella“, tha ministria në një deklaratë në Twitter. Në postimin e ministrisë është shpërndarë edhe videoja nga momenti i mbushjes me karburant.

Continue reading...

Rusia kërcënon Bosnjën, nëse kjo e fundit anëtarësohet në NATO

Rusia do të “duhet të reagojë” nëse Bosnja dhe Hercegovina bashkohet me NATO, thotë ambasada ruse në Sarajevë. Ambasada shkruajti se në “rastin e një afrimi praktik” të Bosnjës dhe NATO-s, “vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor”. Në një artikull në faqen e saj të internetit, ambasada pyeti “a është NATO një spital mendor i krijuar për të hequr pacientët e saj nga frika dhe fobitë ekzistuese?” duke shtuar: “nga kush ka frikë Bosnja dhe Hercegovina?”. Dhe zyrtarët boshnjakë denoncuan “kërcënimin” të premten, për të cilin Zeljko Komsic, anëtar kroat në presidencën trepalëshe të Bosnjës,...

Continue reading...

Arjan Çani del me parashikimin e frikshëm për rezultatin e zgjedhjeve, zbulon lëvizjet e Ramës

Moderatori i njohur Arjan Çani ka qenë mbrëmjen e kaluar i fituar tek emisioni “Të Paekspozuarit” ku foli gjerë e gjatë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë debatit të tij, Çani tha se fushata e Ramës është një strategji e tij pasi ai nga ana tjetër po bën të pamundurën për të vjedhur votat. Ai tha se do hidhen shuma të mëdha parash për vjedhur votat dhe gjithçka që Edi Rama po bën do ta ketë si alibi për 25 prillin. Unë kam një mendim ndryshe që pavarësisht se si mundohet ta bëjë fushatën Rama, mendoj se gjithçka që bën...

Continue reading...

Dritan Abazoviq konfirmon, shefi i Shërbimit Sekret të Malit të Zi zbulon të dhëna të fshehta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë. Për këtë, Abazoviq ka marrë konfirmimin e koordinatorit për Siguri, bëhet fjalë për deputetin e partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, i cili ka thënë se Dejan Vukshiq ka zbuluar të dhëna të fshehta të një agjencie të informimit të shteti që është anëtare e NATO-s. “Është...

Continue reading...

Skandali me hartën, eksperti i Oksfordit i reagon Vuçiqit: Ja çka duhet të bëjnë SHBA-ja dhe BE-ja

Postimi i një fotografie në Instagram, ku paraqitej harta e Kosovës me flamurin serb në të, ka ngjallur reagime të shumta ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”, ka shkruar Vuçiq mbi fotografinë, që e publikoi në llogarinë personale. Përveç shoqërisë civile, për deklaratën e tij kanë reaguar edhe shumë politikanë në Kosovë e Shqipëri. Veprimin e presidentit serb, e ka komentuar edhe eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan. Caplan e ka quajtur...

Continue reading...

Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë. Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët. Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.

Continue reading...

Ndryshimi i Turqisë me strategjinë e saj në Siri dhe kundërshtimi aktiv ndaj Rusisë

Turqia po imponon në mënyrë aktive një zonë të sigurt kundër Rusisë. Duke supozuar se doktrina e re zgjat, kjo do të thotë fundi i shpresave ruse dhe iraniane për një zgjidhje ushtarake në Siri, transmeton InfoShqip. Pas një serie sulmesh ruse në zonën e sigurt të opozitës Turko-Siriane të vendosur në Siri, Turqia tha se ishte hakmarrë me sulme natën e 14 Marsit. Për herë të parë në historinë e luftës civile siriane, Turqia u hakmor për një sulm ndaj civilëve sirianë që nuk dëmtoi trupat e saj dhe as ishte një sulm kimik. Masa tregon qasjen e re...

Continue reading...

Thirrja e çmendur e analistit serb: Ta vendosim flamurin serb në hartën e Kosovës, në të gjitha institucionet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Vuçiq mbi fotografinë të cilën e ka postuar në Instagram ka shkruar se “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Këtë ai ka ndërlidhur me trazirat e marsit të 2004-ës ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë derisa qindra të tjerë u lënduan. Vuçiq, këtë e ka quajtur si masakër ndaj serbëve të Kosovës. Fotografia ka bërë që të shkaktojë zemërim në mesin e shqiptarëve, të cilët...

Continue reading...

Ermal Mamaqi u gjobit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, “ndëshkohet” me punë në komunitet (FOTO)

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë. Moderatori dhe humoristi i njohur, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidatin për deputet të PS, Toni Gogu, e mbyllën me batuta humori sezonin e mbjelljeve në Liqenin e Fjollës në Pezë, ku vetë aktori kontribuoi në mbjelljen e 4 pemëve të reja. “Pasi është dënuar disa herë me gjoba, Ermali ka marrë vendim që do i shlyejë me punë në komunitet”, bëri...

Continue reading...