ejona

“Rama është thirrur urgjent në Paris”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta dhe paralajmëron zhvillime të rëndësishme

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për vizitën që kryeministri Rama do të zhvillojë sot në Francë me Presidenten Emmanuel Macon. Ngjela shkruan se Rama është thirrur me urgjencë në Paris nga Macron dhe e gjitha ka lidhje me qëndrimin kritik që mbajti kryeministri ynë nga Presidenti Vuçiç në lidhje me hartën e Kosovës. Postimi i plotë: Rama është thirrur urgjent në Paris, për t’u takuar me presidentin francez Makron. Nuk iu bën përshtypje që pse këtë kryeministrin tonë e thërresin urgjent në Paris sikur ta kenë vartës? Çfarë ka ndodhur? Jam i...

Continue reading...

Pse Albin Kurti nuk e priti në takim Artan Grubin?

Gjatë takimeve të ZVKM, Artan Grubi me liderët politik në Kosovë, ku u takua me kreun e LDK, AAK, PDK dhe u.d. Presidenten Vjosa Osmanin për bashkëpunim me të thellë por në agjendë kishte edhe procesin e regjistrimit. Nga burime jo zyrtare pranë VV-së kuptojmë se Albin Kurti nuk ka pasur gadishmëri të takon Artan Grubin, ku dihet botërisht se BDI ka qenë kundër Albin Kurtit dhe ka lobuar në Kosovë për partitë tjera. Po ashtu marrim vesh se Albin Kurti ka shpreh gadishmëri t’i ndihmon opozitës shqiptare ASH-AAA, ku edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit liderët e dy subjekteve...

Continue reading...

Kurti përsëri thotë se dialogu s’është prioritet: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist

Derisa në Kuvend tashmë është konstituar legjislatura e tetë në Kosovë, kreu i LVV-së po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij. Albin Kurti theksoi se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatit duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lën ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut. “Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lën zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyr në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për...

Continue reading...

Eduard Shalsi ironizon kandidaten për deputete: Bravo Flutura Açka për standardet që ke

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që sot ngriti pyetjen “çfarë mund t’i ofrojë opozita Shqipërisë”. Ajo tha se gjuha e Ramës nuk i ngjan një kryeministri. Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, ka ironizuar deklaratat e kandidates për deputete të PD duke sjellë në vëmendje sjelljen e Berishës dhe Metës. “Flutura Açka nuk na surprizon më. Gjuha e Edi Ramës thotë nuk i ngjan asaj të një Kryeministri. S’ka faj e shkreta e krahason me gjuhën e Sali Berishës dhe sjelljen e Ilir...

Continue reading...

Paralajmëron Pandeli Majko: Nëse nuk rizgjidhem deputet, iki nga politika, kam dy diploma, do të filloj një tjetër jetë

Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë. Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re. “Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar...

Continue reading...

Kryemadhi prezanton kandidatin e Fierit, hedh akuza ndaj Ramës: Vetëm hasmi e shkatërron shtëpinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim në qytetin e Fierit ka prezantuar kandidatin e LSI për këtë qark, Klajdi Bogdanaj. Ndërkaq ajo ka hedhur akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka shkatërruar vendin. “Dhe nëse ne nuk do të mendojmë për vendin tonë, për të gjithë njerëzit me të cilët kemi ardhur deri këtu si një familje, normal që do të ndodhë ajo që ka ndodhur, ku taksat rriten, ku vendet e punës mbyllen, ku bizneset falimentojnë e çdo gjë tjetër. Vetëm hasmi e shkatërron shtëpinë. Vetë një njeri që urren çdo...

Continue reading...

Rama: Monika do qeverinë për të futur në administratë çetën e saj, Tim Idrizi kërkon Ministrinë e Arsimit, mjerë vendi nëse vijnë në pushtet

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ditën e djeshme kandidatët e PS në Elbasan ka hedhur akuza ndaj opozitës. Në fjalën e tij Rama u shpreh se kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kërkon që të vijë në qeveri në mënyrë që më pas të bëjë pjesë të administratës atë të cilën Rama i cilësoi si çeta e saj. Ai sulmoi koalicionin opozitar, teksa bëri me dije se PD dhe LSI kanë një kontratë, ku sipas tij, pjesa e fshehtë e saj tregon përgjegjësinë që do të marrë nëse vjen në qeveri Kryemadhi. Mes të tjerash, kryeministri theksoi se të gjithë...

Continue reading...

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit. Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër. Sipas përllogaritjeve të dala nga raporti i deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, përcjell Telegrafi, del se kryekuvendari Konjufca ka një pasuri të paluajtshme mbi 380 mijë euro në pronësi të përbashkët familjare. Konjufca në deklarimin e fundit të pasurisë, thotë se ka një veturë Passat 3C në vlerë prej 3,500 euro e blerë me mjetet financiare të Grupit Parlamentar të...

Continue reading...

Hoxhaj: Presim formimin e shpejtë të Qeverisë, por nuk do ta votojmë Osmanin për presidente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se presin nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më shpejt të formojnë qeverinë e re, ndërsa tha se nuk do ta votojnë për presidente Vjosa Osmanin. Hoxhaj në një prononcim për media tha se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë marr mandatin nga zgjedhjet e 14 shkurtit për formimin e institucioneve të reja, mirëpo siç u shpreh ai nuk do të pranojnë të votojnë një kandidatë ose kandidate për president/e për interesat e tyre personale. “Presim nga Kurti dhe LVV-ja që të vazhdojnë punën...

Continue reading...

Kurti pas votimit të Konjufcës: I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar sërish para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës. Kurti shkurtimisht tha se tashmë është bërë caktimi i ministrave, transmeton Telegrafi. “I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai. Ndërkohë, Telegrafi ka mësuar se seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet sot pasdite. Ndërkaq, seanca konstitutive e legjislaturës së tetë është duke vazhduar, ku tashmë është bërë betimi i deputetëve të zgjedhur dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Continue reading...