Taulant Balla: Shqipëria nuk ka asnjë detyrë shtëpie pa realizuar! Jemi krenarë

Nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme foli edhe Taulant Balla. Ai u shpreh se Rilindja i ka plotësuar të gjithë kushtet për Reformën në Drejtësi dhe se ndihen krenarë për procesin nga Vettingu. Balla tha se nuk ishte dakord me ata që thonë se procesi është i mangët.

“Shqipëria nuk ka asnjë detyrë shtëpie pa realizuar! Ky është fakt! Ecuria e reformës në drejtësi deri tani është përtej pritshmërive. I kemi plotësuar kushtet për konferencën ndërqeveritare. Reforma në Drejtësi, është gur i themelit për integrimin në Europë. Jemi krenarë për procesin nga Vettingu. Një proces që s’ka ngjashmëri me asnjë vend, nuk bie dakord me atë që u tha se procesi është i mangët. është funksionale Gjykata Kushtetuese. Ky angazhim e puna e bërë deri më tani s’mund të lihet përgjysmë!”-u shpreh ai ndër të tjera.